☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.50 ▼1.55%
ARI 4,078 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,415 ▲ +0.05% ETH $2,094 ▼ -0.94% XRP $1.0797 ▼ -0.11% SOL $84.6800 ▼ -1.67%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.50 ▼1.55 % ARI 4,078 ▼0.88 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.50 ▼1.55 % ARI 4,078 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Analiza e VOA/ Shqipëri, SPAK nis procedurat pas kallëzimit për hetimin e 21 janarit

Në kallzimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në SPAK kërkohet të hetohen roli i ish kryeministrit Sali Berisha; ish ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish komandantit të Gardës së Republikës, Andrea Prendi; si dhe gjithë zinxhirit tjetër të Gardës së Republikës për 21 janarin.

Po sot, oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në kryeqytet, shkuan për të kërkuar të dhëna të reja në banesën e familjarëve të Aleks Nikës, që ishte njëri nga 4 të vrarët gjatë protestës së 21 janarit të 12 vjetëve më parë.

Xhaxhai i tij, Mark Nika, u ka bërë me dije mediave se zotëron audio-regjistrimet e gazetarit Artan Hoxha, ku dëgjohen komunikime me radio të komandantëve të Gardës së Republikës më 21 janar, kur ishin përballë protestuesve.

Por zoti Nika nuk pranoi t’ia japë audio-regjistrimet policisë gjyqësore, duke u shprehur se familja ka besim vetëm tek SPAK-u dhe se do t’ia dorëzojë ato vetëm këtij institucioni.

Jo zyrtarisht mësohet se zoti Nika ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK-ut.

Prokuroria e Tiranës nga ana e saj, njoftoi disa ditë më parë se edhe ajo po kryente verifikime të audio-regjistrimit.

Në vitin 2020 prokuroria i kishte pezulluar hetimet për 21 janarin, pasi nuk kishte arritur të identifikonte autorët e dy prej vrasjeve, por më 2021 i rihapi ato dhe aktualisht ka nisur verifikimin e dhënave të publikuara nga audio-regjistrimi.

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 21 janari ishte një përpjekje për grusht shteti dhe marrje të pushtetit me dhunë nga socialistët dhe se të dhënat e reja janë të manipuluara.

Mijëra protestues iu bashkuan demonstratës së thirrur nga Partia Socialiste më 21 janar 2011, pas njoftimeve për korrupsion të qeverisë Berisha në disa afera, që u shfaqën në një video regjistrim të ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti, ku shfaqej me një bllok shënimesh ish zëvendës kryeministri Ilir Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.