🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 103.39 ▼2.31%
ARI 4,391 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,255 ▼ -0.84% ETH $2,421 ▼ -2.19% XRP $1.2966 ▼ -7.28% SOL $98.0600 ▼ -2.68%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.39 ▼2.31 % ARI 4,391 ▲1.35 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.39 ▼2.31 % ARI 4,391 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

Andin Hoti pas aktgjykimit në Hagë: Ku është drejtësia për mijëra viktimat shqiptare?

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur pakënaqësi me dënimet e shqiptuara, ndërsa ka theksuar se ende pret drejtësi për babain e tij, Ukshin Hotin, i cili është i zhdukur që nga viti 1999.

“JO NË EMËR TIM. Sot u dhanë dënime të rënda për shqiptarët që i dolën zot vendit të tyre, në një kohë kur Kosova po digjej, familjet tona po masakroheshin dhe një popull i tërë po dëbohej nga shtëpitë e veta. Hashim Thaçi. Kadri Veseli. Rexhep Selimi. Jakup Krasniqi. Ndërkohë, unë ende pres të vërtetën dhe drejtësinë për babain tim”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se kanë kaluar 27 vjet nga zhdukja e babait të tij dhe se, sipas tij, askush nuk është gjykuar apo dënuar për rastin.

“Kanë kaluar 27 vjet. Askush nuk është gjykuar. Askush nuk është dënuar për zhdukjen e tij. Askush nuk është dënuar për torturat dhe keqtrajtimin ndaj tij. Dhe babai im është vetëm njëri prej mijëra rasteve”, ka deklaruar ai.

Hoti ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me drejtësinë për viktimat shqiptare të luftës në Kosovë.

“Ku është drejtësia për mbi 1300 fëmijët shqiptarë të vrarë e të zhdukur? Ku është drejtësia për mbi 13 mijë civilët e vrarë?Ku është drejtësia për 20 mijë gratë e dhunuara? Ku është drejtësia për të zhdukurit, familjet e të cilëve edhe sot presin një varr ku të vendosin një lule?”, ka shkruar Hoti.

Ai ka pyetur gjithashtu se kur do të ketë gjykime për personat që, sipas tij, kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

“Ku janë gjykimet për njerëzit që kryen masakra, që dogjën shtëpi, që përdhunuan, që morën njerëz të gjallë dhe i zhdukën pa gjurmë? Sot drejtësia dha dënime politike. Drejtësia e vërtetë për viktimat tona vazhdon të mungojë”, ka shkruar Hoti.

Në fund të reagimit, Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi, duke theksuar se vendimi mund të ankimohet në shkallën e dytë.

“Në këto momente të rënda, i bëj thirrje popullit për qetësi, maturi dhe dinjitet. Zemërimi ynë është i madh, por Kosova ka nevojë për urtësinë tonë. Ta presim vendimin e shkallës së dytë dhe ta vazhdojmë kërkesën për drejtësi me kokën lart. JO NË EMËR TIM”, përfundon reagimi i tij. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.