☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,679 ▲0.63%
DOW 53,221 ▲0.86%
NASDAQ 26,232 ▲0.5%
NAFTA 90.03 ▼0.21%
ARI 4,432 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,288 ▼ -1.41% ETH $2,404 ▼ -2.11% XRP $1.3409 ▼ -2.97% SOL $99.4600 ▼ -2.86%
S&P 500 7,679 ▲0.63 % DOW 53,221 ▲0.86 % NASDAQ 26,232 ▲0.5 % NAFTA 90.03 ▼0.21 % ARI 4,432 ▲0.82 % S&P 500 7,679 ▲0.63 % DOW 53,221 ▲0.86 % NASDAQ 26,232 ▲0.5 % NAFTA 90.03 ▼0.21 % ARI 4,432 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Angellov: Shkupi kundërmon, një zjarr nga Kosova përhapet drejt fshatit Graçan

“Situata me zjarret në vend mbetet alarmante, dhe zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera kompetente u përballën dje me më shumë se 41 zjarre”, informoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.

Sipas tij, reshjet e lehta të shiut që ranë në disa pjesë të vendit e lehtësuan vetëm pjesërisht punën e ekipeve në terren.

“Zjarri që shpërtheu disa ditë më parë në territorin e Shtipit, midis fshatrave Selcë dhe Puhcë, doli jashtë kontrollit dje pasdite dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Menjëherë dolëm në terren dhe urdhëruam angazhimin e forcave shtesë. Me përpjekje të mëdha, zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll në orët e mbrëmjes, dhe ekipet vazhduan të punonin përgjatë vijës së zjarrit gjatë gjithë natës”.

“Këtë mëngjes zjarri është plotësisht nën kontroll, por vatra të nxehta po shfaqen përsëri në vende të caktuara. Zjarrfikësit e Shtipit janë në terren, me mbështetjen e ekipeve të zjarrfikësve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke i shuar vatra të reja”, tha Angellov.

Ai paralajmëroi se ekipet do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë ditës, sepse me rritjen e temperaturave dhe forcimin e erës në pasdite, problemet mund të shfaqen përsëri.

Ai tha se gjatë natës, një zjarr i madh u përhap nga ana e Kosovës në Maqedoni dhe aktualisht po lëviz në drejtim të fshatit Graçani.

“Vija e zjarrit është më shumë se pesë kilometra e gjatë. Zjarrfikësit e Shkupit janë në terren, me mbështetjen e ekipeve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke u përpjekur të vendosin kontroll të pjesshëm dhe të parandalojnë rrezikimin e fshatrave përreth”, tha ai.

Angelov thotë se në këtë moment nuk pret kërcënim të drejtpërdrejtë për zonat e populluara, por aroma e zjarrit mund të ndihet edhe në pjesë të Shkupit.

Vatra të reja zjarri janë shfaqur përsëri edhe në malin Kitka, në anën e Shkupit, por në territorin e Komunës së Studeniçanit. Në zonën e fshatrave Koliçan dhe Cvetovë ka zjarre. Zjarrfikësit e Shkupit po ndërhyjnë në to dhe pritet që disa nga zjarret së shpejti të vihen nën kontroll. Megjithatë, në njërën nga vendet terreni është veçanërisht i paarritshëm, prandaj ndërhyrja mund të zgjasë më shumë.

Si një nga zjarret më të rënda aktive për momentin, Angelov veçon zjarrin në kufirin midis Komunës së Strugës dhe Komunës së Dibrës, në zonën e fshatrave Lukovë dhe Burinec. Për shkak të rrezikut të afrimit të zjarrit drejt zonave të populluara, një helikopter ushtarak me një kovë të madhe u dërgua herët këtë mëngjes si mbështetje, i cili ndërhyri gjatë mëngjesit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.