🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.23 ▼0.02%
ARI 4,402 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,517 ▲ +0% ETH $1,889 ▲ +0.52% XRP $1.0117 ▲ +0.86% SOL $76.1200 ▲ +0.7%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.23 ▼0.02 % ARI 4,402 ▼0.41 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.23 ▼0.02 % ARI 4,402 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
14 Aug 2026
Breaking
Sporti

Anglezët tashmë e quajnë “Vargentina”, të gjitha favoret e dyshuara për Messi&co

Tifozët e “Tre Luanëve” kanë një “dosier” me të gjitha episodet në favor të kombëtares amerikano-jugore gjatë viteve të fundit. Para gjysmëfinales mes Anglisë dhe Argjentinës tensoni rritet çdo minutë që kalon. Mes luftërave të vërteta dhe pengjeve të vjetra, raportet mes dy kombëtareve nuk janë ato më të mirat.

Këtë herë në rrjetet sociale bie në sy lëvizja që akuzon Argjentinën se është shtyrë nga FIFA deri në finale, duke dyshuar për një komplot të Infantinos në favor të Messi-t me shokë.

Pas çështjes “Balogun”, presidenti i FIFA-s është një shënjestër e lehtë. Tani, për të rritur presionin, objektivi është arbitri Ismail Elfath, i etiketuar si arbitri i preferuar i Messi-t. Elfath është “fajtor” për faktin se ka qenë arbitër i4-t në finalen e 2022-shit kundër Francës dhe se ka arbitruar 4 ndeshje, të gjitha të fituara nga Miami i Messi-t.

Ky është vetëm episodi i fundit. Në Amerikë ka nga ata që e quajnë “Vargentina”. Kombëtarja e trajnerit Scaloni është e vetmja nga favoritet që nuk ka pasur asnjë rishikim arbitral kundër saj. Lista e favoreve të dyshuara për Argjentinën është e gjatë, duke nisur nga kartoni i kuq i munguar ndaj Messi-t në ndeshjen e parë kundër Algjerisë. Pas rezultatit 1-0, Leo ndërhyri me taka lart në pulpën e Mandi dhe nuk u ndëshkua as me karton të verdhë.

“Ishte për të kuq, e falën”, – ishin komentet për atë rast. Egjipti protestoi publikisht pas përmbysjes nga 0-2 në 3-2 me video të momenteve të dyshimta. “Ndoshta donin të mbanin kampionët në fuqi? Ndoshta donin që Messi të qëndrojë? Kanë pasur mbështetje në çdo nivel”, – tha trajneri i Egjiptit, Hassan.

Reagime pati edhe nga Zvicra, që u ankua për kartonin e dytë të verdhë të Embolo, i ndëshkuar për simulim pas sinjalizimit nga VAR-i. Trajneri Yakin e quajti arbitrimin të papërshtatshëm. Për Elfath, sido që të shkojë, do të jetë një mbrëmje që do ta kujtojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.