Kronika

Angli, 18 vjet burg shqiptarit për 60 kg kokainë

Një shqiptar i moshës 40-vjeçare me banim në qytetin e Lutonit, në veri të Londrës, është dënuar nga gjykata me 18 vjet burg pasi kishte tentuar të fuste në Britani një sasi prej 60 kilogramësh kokainë.

Arjan Pasha i cili ju kishte thënë dedektivëve të Agjencisë britanike të Luftës kundër Krimit, NCA, se ai drejtonte një firmë sigurie që ofronte truproja për personalitete dhe VIP-a, është ndaluar nga oficerët e Forcës së Kufirit në prill të vitit 2014, në terminalin e tunelit nëndetar të La Manshit, pasi një kontroll i bërë në makinën e tij “Mercedes” rezultoi se pjesë të makinës ishin konvertuar për të fshehur drogë.

Pjesët e modifikuara të makinës ishin në vendin ku mbahet goma rezervë dhe poshtë makinës.

Polica në makinën e Pashës gjeti 60 kg kokainë të pastër e cila siç njofton gazeta “Luton Today”, nëse do të hollohej dhe shitej në rrugë, kishte një vlerë që shkonte në afro 8 milionë stërlina.

Nga provat materiale të siguruara nga telefoni celular i shqiptarit, dedektivët britanikë mësuan se trafikanti shqiptar kishte qenë në Spanjë dhe Amsterdam, përpara se të tentonte të kthehej në Britani.

Hetuesit britanikë zbuluan se firma e sigurisë e Arjan Pashës qe ai pretendonte se ekzistonte, kurrë nuk kishte funksionuar siç duhej dhe operonte nga një vend i mbyllur me çelësa në afërsi të Londrës e cila do të përdorej për të hequr drogën e fshehur në “Mercedesin” e trafikantit.

Paul Morgan, drejtor i Forcës së Kufirit në Britani, deklaroi për mediat se “ne e mirëpresim këtë dënim i cili do t’u dërgojë një mesazh të fortë atyre që mendojnë se mund të sjellin drogë në Britani. Oficerët tanë përdorin një sërë pajisjesh kërkimi të teknologjisë së lartë për të zbuluar substancat ilegale dhe për të penguar futjen dhe shpërndarjen e tyre në rrugët e Britanisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button