☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 15 May 2026
S&P 500 7,451 ▼0.66%
DOW 49,653 ▼0.82%
NASDAQ 26,446 ▼0.71%
NAFTA 100.82 ▲4.02%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,491 ▼ -2.47% ETH $2,231 ▼ -3.18% XRP $1.4483 ▼ -2.94% SOL $89.9700 ▼ -3.03%
S&P 500 7,451 ▼0.66 % DOW 49,653 ▼0.82 % NASDAQ 26,446 ▼0.71 % NAFTA 100.82 ▲4.02 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,451 ▼0.66 % DOW 49,653 ▼0.82 % NASDAQ 26,446 ▼0.71 % NAFTA 100.82 ▲4.02 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Bota

Anije ushtarake ruse pranë bregdetit gjerman të Detit Baltik

Një anije luftarake ruse është pozicionuar pranë brigjeve gjermane të Detit Baltik. Nuk është hera e parë që marina ruse demonstron praninë e saj në këtë rajon. Por aktivitetet po monitorohen me vëmendje të shtuar.

Anija luftarake ruse “Severomorsk” është pozicionuar pranë ishullit Fehmarn. Anija i përket Flotës Veriore ruse dhe është një luftanije mbi 160 metra e gjatë, e specializuar në luftën kundër nëndetëseve. Nuk është hera e parë që një anije e marinës ruse shfaq praninë e saj pranë bregdetit gjerman të Detit Baltik – por kjo bie në sy veçanërisht për shkak të përmasave dhe armatimit të saj.

Ministria e Mbrojtjes në Berlin pohon se nuk ka arsye për alarm. “Aktualisht shohim vetëm sjellje normale”, deklaron Zëdhënësi i Ministrisë, Mitko Müller.

“Edhe pse anija luftarake respekton rregullat e përgjithshme, ne mbajmë kontakt të vazhdueshëm, për ta thënë me terminologjinë detare.”

Përpjekje për intimidim dhe kërcënimi i hapur

Anija shkatërruese ruse po monitorohet nga afër nga një grup i përhershëm detar i NATO-s dhe nga anija flamurtare ku aktualisht bën pjesë fregata gjermane “Sachsen”. Në mbikëqyrje është përfshirë edhe Policia Federale Gjermane, e cila si pjesë e rojës bregdetare është përgjegjëse për ujërat gjermane dhe për zonën ku Gjermania gëzon të drejta të veçanta: të ashtuquajturën Zonë Ekskluzive Ekonomike.

Manovrat e NATO-s nö Detin Baltik
Manovrat e NATO-sFotografi: Dursun Aydemir/Anadolu Agency/IMAGO

Për aq kohë sa marina ruse qëndron jashtë ujërave sovrane gjermane, kjo mbulohet nga e drejta ndërkombëtare detare, konfirmon eksperti i sigurisë detare Moritz Brake. Në parim, edhe anijet luftarake kanë të drejtën e kalimit paqësor në Detin Baltik.

Por pikërisht këtu qëndron problemi. “Sa ‘paqësore’ janë realisht këto anije, kur mënyra e komunikimit të tyre dhe qëndrimi ndaj kontrolleve ligjore evropiane tregojnë rezistencë të hapur? Këto kontrolle shërbejnë për të inspektuar dhe, nëse është e nevojshme, për të ndaluar anije të papërshtatshme për lundrim, të rrezikshme për mjedisin apo që paraqesin rrezik për trafikun detar duke shmangur sanksionet”, thotë ai.

Sipas tij, bëhet fjalë për një përpjekje intimidimi – një kërcënim të qartë për të mos ndërhyrë ndaj anijeve të të ashtuquajturës “flotë hije”, me të cilat Rusia shmang sanksionet ndërkombëtare për eksportin e naftës.

I dërguari special i Ministrisë së Jashtme ruse, Artem Bulatov, bëri të ditur në fillim të muajit se po shqyrtohen një sërë opsionesh për të garantuar mbrojtjen fizike të flotës tregtare ruse – edhe me ndihmën e Marinës Ushtarake. Se deri ku është e gatshme të shkojë Rusia në këtë drejtim, mbetet e paqartë.

Megjithatë, ta reduktosh këtë situatë në një lojë demonstrimi forcash ushtarake do të ishte gabim, paralajmëron eksperti Moritz Brake. Ai këshillon gjithashtu kompani dhe institucione shtetërore për çështje të sigurisë detare. Përvoja, thotë ai, ka treguar se “pala tjetër është e gatshme të përshkallëzojë situatën me mjete ushtarake – vazhdimisht, prej vitesh”.

Nga këndvështrimi i tij, do të ishte e rëndësishme dhe e arsyeshme që interesat detare të përcaktohen si interesa të sigurisë kombëtare dhe të lidhen drejtpërdrejt me konceptin e mbrojtjes.

Manovrat e NATO-s në Detin Baltik
Manovrat e NATO-s në Detin BaltikFotografi: Royal Danish/AP Photo/picture alliance

“Kjo do të thotë se aty ku sulmohen infrastrukturat tona kritike detare, ku ne mund të dëmtohemi në thelb, kjo duhet të kuptohet si çështje me rëndësi mbrojtëse”, thekson ai.

Për këtë arsye kompetencat duhet të zgjerohen dhe pamjet e situatës të bashkërendohen më mirë – me qëllim të qartë: forcimin e parandalimit dhe dekurajimit.

Prani e shtuar e NATO-s në Detin Baltik

NATO synon ta kundërshtojë këtë zhvillim që tani përmes një pranie të shtuar në Detin Baltik. Misioni quhet “Baltic Sentry” dhe ka për qëllim kryesor mbrojtjen më të mirë të kabllove të të dhënave dhe tubacioneve në fundin e detit nga akte sabotazhi.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Mitko Müller, misioni tashmë ka dhënë rezultate: “Që kur kemi nisur këtë aktivitet, nuk kemi evidencë për incidente hibride të këtij lloji.”

Megjithatë, prania e shtuar e anijeve të NATO-s shërben edhe si argument për Kremlinin për të rritur dukshëm praninë e flotës ruse në Detin Baltik. Të dyja palët paralajmërojnë rrezikun e një përshkallëzimi të situatës.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.