☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,437 ▼0.89%
DOW 52,135 ▼1.49%
NASDAQ 25,583 ▼0.91%
NAFTA 76.02 ▲7.92%
ARI 4,045 ▼2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $61,752 ▼ -3.39% ETH $1,725 ▼ -3.96% XRP $1.0740 ▼ -4.91% SOL $76.8400 ▼ -6.3%
S&P 500 7,437 ▼0.89 % DOW 52,135 ▼1.49 % NASDAQ 25,583 ▼0.91 % NAFTA 76.02 ▲7.92 % ARI 4,045 ▼2.7 % S&P 500 7,437 ▼0.89 % DOW 52,135 ▼1.49 % NASDAQ 25,583 ▼0.91 % NAFTA 76.02 ▲7.92 % ARI 4,045 ▼2.7 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Meloni: Ne respektojmë angazhimet ndaj NATO-s, por në mënyrë të qëndrueshme dhe duke vendosur prioritetet tona

ANKARA, 8 korrik /ATSH -ANSA/ – NATO është një aleancë e bashkuar, e vetëdijshme për sfidat që ka përpara dhe e vendosur të forcohet, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një konferencë për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara.

“Ne duam të respektojmë angazhimet tona për shpenzimet në mbrojtje. Po e bëjmë dhe do ta bëjmë, por në mënyrë të qëndrueshme, duke përcaktuar vetë kohën, mënyrat dhe prioritetet, në bazë të kontekstit”, shtoi ajo.

“Nuk është se një ditë marrim një vendim dhe ditën tjetër një tjetër. Kemi mbajtur një qëndrim shumë të qartë që nga fillimi i konfliktit me Iranin. Respektojmë angazhimet tona si shtete serioze, por kemi thënë se nuk do të merrnim pjesë në sulme ndaj Iranit dhe nuk kemi marrë pjesë në sulme ndaj Iranit”, theksoi Meloni.

“Lidhur me Ngushticën e Hormuzit, jemi të gatshëm të japim kontributin tonë dhe të bëjmë pjesën që na takon, brenda kornizës që kemi përcaktuar tashmë dhe me procedurat e nevojshme parlamentare, pavarësisht lajmeve shumë të këqija të fundit për krizën me Iranin”, shton ajo.

“Nuk kam qenë në tryezën e negociatave, prandaj nuk mund të them se cila ishte përgjigjja e duhur. Nuk e di sa hapësirë kishte ose nuk kishte për të vazhduar negociatat,” shpjegoi Meloni, duke iu përgjigjur pyetjes për deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, sipas të cilit ofensiva amerikane në Iran gjatë natës së kaluar ishte e nevojshme.

“Nëse investojmë në mbrojtje, ato para duhet të mbeten në Itali, në fabrikat tona, në kërkimin tonë shkencor dhe në territoret tona. Kjo do të thotë më shumë siguri, por edhe më shumë vende pune të kualifikuara, më shumë kërkim shkencor dhe jo të dërgojmë para jashtë vendit, thekson Meloni.

“Në lidhje me postimin, kisha thënë se nuk do të kthehesha më te kjo çështje dhe nuk do të kthehem,” tha Meloni, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi postimin e fundit të Donald Trump për të.

“Nuk pendohem për asgjë nga ajo që kam bërë,” tha kryeministrja, kur u pyet nëse pendohej për investimin politik që kishte bërë në marrëdhënien me Donald Trump.

“Investimin politik e kam bërë sepse besoj në unitetin e Perëndimit. Nuk është një strategji që kam ndërtuar me ardhjen e Trump në pushtet, por është një qasje që e kam me të gjithë bashkëbiseduesit e mi. Me Trump kam disa afërsi pikëpamjesh, nga emigracioni deri te kultura ‘woke’. Gjërat po zhvillohen siç i kemi parë, por unë nuk e ndryshoj mendimin tim.
Unë kam një strategji të qartë në mendje, e cila buron nga interesi kombëtar i Italisë dhe i Evropës, domethënë forcimi i unitetit të Perëndimit,” shtoi ajo.

“Po vazhdojmë me idenë tonë për një koalicion pas misionit UNIFIL. Po punojmë me francezët; aktualisht jemi në nivelin e sherpave dhe ekspertëve teknikë, por për këtë çështje kemi biseduar edhe me presidentin Erdogan. Ka shumë interes dhe do të bëjmë çmos që ta paraqesim këtë propozim përpara skadimit të mandatit të UNIFIL-it.”

“Besoj se Italia do të vazhdojë” të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën, “dhe mendoj se ministri Crosetto po bën një vlerësim në këtë drejtim”, përfundoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.