☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.98 ▲0.19%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,834 ▼ -1.69% ETH $2,295 ▼ -2.59% XRP $1.2610 ▼ -5.05% SOL $98.6900 ▼ -3.4%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.98 ▲0.19 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.98 ▲0.19 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Trump: Lufta në Ukrainë do të zgjidhet së shpejti

– Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se kishte biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe shpresonte që lufta në Ukrainë, të përfundonte së shpejti përmes një marrëveshjeje, raportoi “Reuters”.

“Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin Putin”, tha Trump gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në samitin e NATO-s, në Turqi.

“Ne zhvilluam një bisedë të gjatë, që zgjati shumë. Gjithashtu, menjëherë pas kësaj, fola edhe me presidentin Zelensky. Mendoj se të dy duan të arrijnë një marrëveshje… Mendoj se do ta zgjidhim këtë çështje, shpresojmë së shpejti”, tha Trump.

Zelensky dhe Trump pritet të takohen nesër, në samitin e NATO-s, pas disa muajsh sulmesh të intensifikuara të Ukrainës ndaj sektorit energjetik të Rusisë dhe goditjeve masive ruse, që vetëm gjatë korrikut kanë vrarë 50 persona në kryeqytetin ukrainas.

Zelensky tha sot se planifikon të diskutojë nevojën urgjente të Ukrainës, për sisteme të mbrojtjes ajrore, për t’u mbrojtur nga sulmet ruse vdekjeprurëse me raketa balistike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.