☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.08%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,439 ▼ -2.13% ETH $2,286 ▼ -3% XRP $1.2612 ▼ -4.95% SOL $97.6200 ▼ -4.53%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.08 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

Hakmarrje personale dhe në kundërshtim me ligjin, e ka cilësuar avokati Arbër Hoxha, transferimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, avokati tha se transferimi i një të paraburgosuri nuk përbën fare sekret shtetëror aq më tepër kur në rastin e Veliajt kanë përfunduar hetimet.

“Transferimi i një të paraburgosuri nuk përbën fare sekret shtetëror aq më tepër kur në rastin e Veliajt kanë përfunduar hetimet. Duket si hakmarrje personale e dikujt ndaj zotit Veliaj dhe për ta çuar në një rreth ku pretendohet se hakmarrësi ka një lidhje të caktuar shpirtërore”, tha avokati Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij ky nuk është rasti i parë që drejtoria e burgjeve vepron kështu me transferimet, pasi në mënyrë të vazhdueshme i transferon të burgosurit në kundërshtim me ligjin dhe pa marrë parasysh as kriterin e afërsisë me familjen të të paraburgosurit apo të dënuarit.

“Asgjë e jashtëzakonshme në frontin e perëndimit për aq kohë sa drejtoria e burgjeve vepron kështu me të gjithë të paraburgosurit, duke i transferuan në mënyrë të çuditshme në kundërshtim me ligjin, duke mos marrë parasysh kriterin e afërsisë së të paraburgosurit dhe të dënuarit me familjen dhe problematikat që mund të ketë”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në rastin e Veliaj kjo është dyfish më e ndjeshme pasi ai është kryebashkiaku i Tiranës dhe e ka të vështirë ushtrimin e detyrës. Sipas tij nëse do të ishte zbatuar kriteri i afërsisë, Veliaj do të duhej të ishte transferuar në Bradashesh.

“Sa i përket rastit të Veliaj është dy herë më i ndjeshëm se është kryetari në detyrë i bashkisë Tiranë dhe sa më larg aq më i vështirë ushtrimi i detyrës. Nëse do të ishte transferuar në bazë të kriterit të familjes duhet të ishte transferuar në Bradashesh. Burgu i Durrësit është veç paraburgim, kurse i Fierit burg dhe ka sigurinë e lartë. Transferimi i Veliajt duket qartë që është një hakmarrje se politike apo personale nuk jam në gjendje ta them, por është bërë në kundërshtim me ligjin dhe interesat e shtetit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.