🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,478 ▼0.34%
DOW 52,350 ▼1.09%
NASDAQ 25,799 ▼0.08%
NAFTA 73.60 ▲4.49%
ARI 4,083 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,293 ▼ -2.8% ETH $1,739 ▼ -3.68% XRP $1.0907 ▼ -3.47% SOL $77.2300 ▼ -6.16%
S&P 500 7,478 ▼0.34 % DOW 52,350 ▼1.09 % NASDAQ 25,799 ▼0.08 % NAFTA 73.60 ▲4.49 % ARI 4,083 ▼1.8 % S&P 500 7,478 ▼0.34 % DOW 52,350 ▼1.09 % NASDAQ 25,799 ▼0.08 % NAFTA 73.60 ▲4.49 % ARI 4,083 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Trump: Samiti i NATO-s ishte një sukses i jashtëzakonshëm, Irani nuk përbën më të njëjtin kërcënim

– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti një konferencë zyrtare për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s, ku komentoi zhvillimet lidhur me Iranin, Ukrainën dhe marrëdhëniet me aleatët, sipas BBC.

Trump e cilësoi samitin si “jashtëzakonisht të suksesshëm”, duke theksuar se mes liderëve të Aleancës mbizotëronin “uniteti” dhe “vullneti i mirë”.

Sipas tij, vendet anëtare e respektojnë sërish SHBA-në, ndërsa shtoi se “dy vite më parë NATO “tallej”, por tani kjo nuk ndodh më”.

“Forcat ajrore të Iranit janë shkatërruar”

Duke folur për Iranin, Trump deklaroi se forcat ajrore iraniane janë “shkatërruar plotësisht”, ndërsa pretendoi se kapacitetet luftarake të vendit, janë dobësuar ndjeshëm.

Ai tha gjithashtu se udhëheqësit iranianë janë eliminuar dhe shtoi se edhe drejtuesit e rinj mund të kenë të njëjtin fat.

“Jam objektivi numër një i Iranit”

Trump e cilësoi operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit si një “sukses të jashtëzakonshëm”, duke argumentuar se ai ka penguar Teheranin të sigurojë armë bërthamore.

Ai i përshkroi negociatorët iranianë si “irracionalë” dhe përsëriti kritikat e tij ndaj udhëheqjes së vendit.

“Edhe unë mund të eliminohem, sepse jam objektivi numër një i tyre”, deklaroi Trump.

Ai kujtoi se gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ekipi i Trump bëri të ditur se ishte informuar nga shërbimet amerikane të inteligjencës, për pretendime lidhur me komplote iraniane për kryerjen e një atentati ndaj tij.

Në atë kohë, autoritetet iraniane nuk reaguan ndaj këtyre pretendimeve.

“SHBA-ja do të marrë materialin bërthamor të Iranit”

Trump u pyet edhe për deklaratat e tij të muajit të kaluar, ku ai e vlerësoi popullin iranian si “të arsyeshëm” dhe “të lehtë për t’u negociuar”, në kontrast me komentet e tij të fundit ndaj udhëheqjes së Iranit.

Ai u përgjigj se, pas zhvillimeve të javëve të fundit, ka ndryshuar vlerësimin për drejtuesit iranianë, të cilët, sipas tij, “nuk po i shërbejnë popullit të tyre”.

Presidenti amerikan deklaroi se nuk beson se do të shpërthejë një luftë e re, në shkallë të gjerë me Iranin dhe se çdo përshkallëzim “do të marrë fund shumë shpejt”.

Trump përsëriti se SHBA-ja “mund” të ndërmarrë një tjetër goditje ndaj Iranit dhe paralajmëroi se kushdo që përpiqet t’i afrohet materialit bërthamor, të fshehur nën tokë “do të shkatërrohej”.

Ai shtoi se, në fund, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta merrnin atë material.

Në përfundim të konferencës, Trump ritheksoi se nuk pret një rifillim të luftës me Iranin.

“Nuk besoj se lufta do të nisë sërish. Ata goditën disa anije dhe ne u kundërpërgjigjëm shumë më fort. Kur ata godasin, ne godasim. Ne u përgjigjemi me të njëjtën gjuhë”, tha presidenti amerikan. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.