☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 79.03 ▲1.09%
ARI 4,403 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,218 ▲ +0.32% ETH $1,930 ▲ +0.48% XRP $1.0431 ▲ +0.11% SOL $77.4300 ▲ +1.55%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.03 ▲1.09 % ARI 4,403 ▲0.06 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 79.03 ▲1.09 % ARI 4,403 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
10 Aug 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Trump: SHBA-ja do t’i japë Ukrainës licensë për prodhimin e raketave “Patriot”

– Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i japin Ukrainës një licensë, për të prodhuar raketa “Patriot”, ndërsa shtoi se si Rusia ashtu edhe Ukraina duan që lufta të përfundojë, sipas “Reuters”.

“Do t’ju japim një licensë për të prodhuar sistemin “Patriot”. Kjo është diçka shumë e mirë. Në këtë mënyrë nuk do të ankoheni se nuk po ju japim mjaftueshëm”, tha Trump gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në samitin e NATO-s në Ankara.

“Është një armë mbrojtëse, dhe këtë e preferoj më shumë sesa një armë sulmuese”, shtoi Trump.

Ukraina ka kërkuar vazhdimisht raketat përgjuese të prodhuara nga SHBA-ja, pasi ato janë e vetmja armë, në arsenalin e saj që mund të rrëzojë raketa balistike, të cilat për shkak të shpejtësisë së madhe dhe trajektores së pjerrët, janë shumë të vështira për t’u ndaluar.

Trump tha se mund të ushtrohet presion ndaj kompanive që prodhojnë raketat “Patriot”.

”Ne kemi ndikim të madh mbi kompanitë që prodhojnë sistemin “Patriot”, tha ai.

“Ende nuk e kemi njoftuar kompaninë për këtë, por gjithçka do të rregullohet. Jam i sigurt se ata do të jenë të kënaqur”, shtoi presidenti amerikan.

Kompania “Lockheed Martin” është kontraktori kryesor për raketat përgjuese, që përdoren në sistemin “Patriot”.

Ndërkohë, Rusia lëshoi sërish raketa balistike drejt Kievit gjatë natës, thanë sot zyrtarët ukrainas.

Ky ishte sulmi i tretë ndaj kryeqytetit ukrainas brenda më pak se një jave, duke shfrytëzuar mungesën e madhe të Ukrainës, për raketa amerikane të mbrojtjes ajrore.

Sipas të dhënave të forcave ajrore ukrainase, gjatë sulmeve të natës, u rrëzuan 139 nga 169 dronët rusë, por mbrojtja ajrore nuk arriti të ndalonte asnjërën nga pesë raketat balistike të përdorura nga Rusia.

Trump tha se të dyja palët në luftë, duan t’i japin fund asaj, por presidenti rus Vladimir Putin dhe Zelensky janë treguar “të vështirë”.

“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra dhe kjo ishte ajo që mendoja se mund të ishte më e lehta, por Putini është një person i vështirë dhe edhe ky zotëri është një person i vështirë”, tha Trump, duke iu referuar Zelensky, që ishte ulur pranë tij.

Zelensky tha se dëshironte të diskutonte me Trump, disa detaje shumë të rëndësishme.

“Jam i sigurt se do të bëni gjithçka për ta ndaluar këtë luftë”, i tha ai Trumpit.

Rusia ka shtuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës muajt e fundit, ndërsa avancimi i saj në terren është ngadalësuar.

Në të njëjtën kohë, sulmet ukrainase ndaj logjistikës ushtarake dhe industrisë së naftës në Rusi, kanë shkaktuar mungesa të mëdha karburanti. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.