☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.19 ▲0.21%
ARI 4,735 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,868 ▲ +1.62% ETH $2,477 ▲ +0.8% XRP $1.4829 ▼ -1.85% SOL $100.1500 ▲ +5.27%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.19 ▲0.21 % ARI 4,735 ▲0.78 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.19 ▲0.21 % ARI 4,735 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
25 Aug 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Trump: SHBA-ja është e vetmja që mund të sigurojë materialin bërthamor të Iranit

– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi sot se materiali bërthamor i Iranit ndodhet në një thellësi të madhe nën tokë, sa sipas tij vetëm SHBA-ja disponon kapacitetet teknike për ta arritur, sipas BBC.

Duke folur për gazetarët gjatë një takimi me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, në kuadër të samitit të NATO-s, në Ankara, Trump u pyet se si Uashingtoni synon të sigurojë materialin bërthamor që ndodhet ende në Iran, si edhe çfarë garancish kërkon nga udhëheqja iraniane, pasi më herët i kishte cilësuar negociatat me Teheranin si “humbje kohe”.

Trump deklaroi se SHBA-ja e kishte vënë tashmë nën kontroll situatën lidhur me materialin bërthamor, pasi ai ndodhet “aq thellë nën tokë sa askush nuk mund ta arrijë, përveç shtetit amerikan”.

Ai iu referua sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane të kryera në qershor të vitit 2025.

Sipas Trump, materiali bërthamor ndodhet nën një mal, në një thellësi që kërkon makineri të specializuara dhe me kapacitete të larta, të cilat, sipas tij, i disponon vetëm SHBA-ja.

I pyetur nëse Uashingtoni po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Iran, Trump u përgjigj se një veprim i tillë nuk është në plan, duke shtuar se kjo do të merrej në konsideratë vetëm nëse Irani eliminohej plotësisht ose nëse arrihej një marrëveshje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.