⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,817 ▲0.67%
DOW 51,732 ▲0.98%
NASDAQ 27,383 ▲0.7%
NAFTA 91.07 ▼0.46%
ARI 4,226 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,522 ▲ +1.25% ETH $2,486 ▲ +1.39% XRP $1.3871 ▲ +1.69% SOL $109.4100 ▲ +0.73%
S&P 500 7,817 ▲0.67 % DOW 51,732 ▲0.98 % NASDAQ 27,383 ▲0.7 % NAFTA 91.07 ▼0.46 % ARI 4,226 ▲1.65 % S&P 500 7,817 ▲0.67 % DOW 51,732 ▲0.98 % NASDAQ 27,383 ▲0.7 % NAFTA 91.07 ▼0.46 % ARI 4,226 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ankimoi dënimin e tij, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit

Gjykata Kushtetuese këtë të premte ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianjit i cili kundërshtonte dënimin e tij me 1 vit burg nga Apeli.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së ish-deputetit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë (Gjykata), në datën 29.09.2026, mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me kërkues Ervin Salianji, me objekt: “Shfuqizimi i vendimeve nr. 2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 së Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Gjykata, e mbledhur sot në datën 09.10.2026, pasi mori në shqyrtim pretendimet dhe prapësimet e palëve, në mënyrë të përmbledhur, vlerësoi:

– Ta shqyrtojë çështjen në drejtim të lirisë së shprehjes, të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës, të lidhur me ushtrimin e mandatit parlamentar dhe standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor. Mbështetur edhe në jurisprudencën e GJEDNJ-së, që, nga njëra anë, ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë e lirisë së shprehjes për deputetët dhe, në të njëjtën kohë, ka theksuar edhe se neni 10 i KEDNJ-së nuk garanton liri të pakufizuar të shprehjes, në rastet kur personat e përfshirë nuk veprojnë me mirëbesim në ofrimin e një informacioni të saktë dhe të besueshëm, Gjykata vlerësoi se dënimi penal i kërkuesit përbën ndërhyrje në lirinë e shprehjes.

Në kuadër të kritereve të parashikuara nga neni 17 i Kushtetutës, Gjykata çmoi se ndërhyrja është e parashikuar me ligj dhe është bërë për qëllim legjitim. Në vijim të po kësaj analize, Gjykata, pasi diskutoi çështjen edhe në drejtim të proporcionalitetit të ndërhyrjes, me shumicë votash, vlerësoi se ajo është proporcionale me qëllimet legjitime të ndjekura dhe arsyet e parashtruara nga gjykatat e zakonshme për ta justifikuar atë ishin relevante dhe të mjaftueshme.

– Se pretendimet e tjera në kuadër të së drejtës për proces të rregullt ligjor të ngritura nga kërkuesi, me shumicë votash, u gjetën të pabazuara.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.