☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.23 ▲0.1%
ARI 4,173 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,452 ▼ -0.36% ETH $2,506 ▼ -0.88% XRP $1.3730 ▼ -0.29% SOL $107.2200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

Antonio Costa nis turin në Ballkanin Perëndimor, më 2 qershor viziton Tiranën, takohet me Ramën e Begajn

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të zhvillojë një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, ku do të zhvillojë takime me liderët e rajonit dhe do të bashkëkryesojë samitin e nivelit të lartë më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Në kuadër të kësaj vizite, Costa do të ndalet në Tiranë më 2 qershor, ku do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare, Costa dhe Rama pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda e Presidentit të Këshillit Evropian në Ballkanin Perëndimor është bërë publike nga Këshilli Evropian përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit, turi do të nisë më 1 qershor në Sarajevë, ku Costa do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviç, Zheljka Cvijanoviç dhe Zheljko Komshiq, si dhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto.

Më 2 qershor, ai do të jetë në Tiranë për takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar dhe me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës. Po atë ditë, Costa do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski.

Më 3 qershor, Presidenti i Këshillit Evropian do të vizitojë Prishtinën, ku do të zhvillojë takime me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe drejtues të partive opozitare.

Një ditë më pas, më 4 qershor, Costa do të qëndrojë në Beograd për takime me Presidentin Aleksandar Vuçiç, Kryetaren e Parlamentit Ana Brnabiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Turneu do të përmbyllet në Mal të Zi. Presidenti Jakov Milatoviç do të presë liderët e rajonit në një darkë festive në Tivat, me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së vendit.

Më 5 qershor, Costa do të takohet me Presidentin Jakov Milatoviç dhe Kryeministrin Milojko Spajiq, përpara se të bashkëkryesojë Samitin BE–Ballkani Perëndimor.

Tema qendrore e samitit do të jetë “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, bëri të ditur Këshilli Evropian.

This week, I will visit our six Western Balkans partners.My visit to the region sends a clear signal: our commitment to the Western Balkans is real; and so is the opportunity of enlargement.The momentum is there. Now is the time to deliver. pic.twitter.com/yCZ2BqEMFD

Presidenti Costa do të mbajë konferenca për shtyp në të gjitha qytetet që viziton.Orari tregues (të gjitha oraret janë treguese)

E hënë, 1 qershor 2026,ora 16:00 – Deklarata për shtyp me Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës (Sarajevë)

E martë, 2 qershor 2026,12:15 – Konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama (Tiranë)18:30 – Konferencë për shtyp me Kryeministrin Mickoski (Shkup) E mërkurë, 3 qershor 2026, 16:00 – Pika e shtypit (Prishtinë)

E enjte, 4 qershor 2026,ora 09:45 – Konferencë për shtyp me Presidentin Vuçiç (Beograd)

E premte, 5 qershor 2026,TTBC – Në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor 15:30 – Konferencë për shtyp pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor me Presidenten von der Leyen dhe Presidenten Milatović (Tivat)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.