☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,996 ▼ -0.12% ETH $2,247 ▲ +0.45% XRP $1.1709 ▼ -2.03% SOL $90.0400 ▼ -0.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Antonio Costa vjen sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, viziton këtë të martë, më 2 qershor Shqipërinë, në kuadër të turit që po zhvillon në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Costa do të pritet paraditen e sotme, rreth orës 11:00 nga kryeministri Edi Rama.

Dy ditë para ardhjes së tij, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ndau një mesazh në rrjetin social X, ku u shpreh se vizita e tij po bëhet me qëllim për të dërguar një sinjal të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këtë javë, do të vizitoj gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real; dhe kështu është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti është aty. Tani është koha për të dhënë rezultate.”, shkruante Costa.

Vizita e presidentit të KE-së në Tiranë vjen në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor para Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kujtojmë se ky samit do të mbahet më 5 qershor në Tivat dhe përfaqëson një moment historik, pasi organizohet për herë të parë në Mal të Zi, i konsideruar së bashku me Shqipërinë si shtete pararojë të procesit të zgjerimit.

Programi përfshin dy seanca kryesore: një takim plenar dhe një drekë pune.

Takimi plenar do t’i kushtohet progresit në afrimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe Axhendën e Rritjes, duke forcuar njëkohësisht stabilitetin rajonal, lidhshmërinë dhe qëndrueshmërinë.

Dreka e punës do të përqendrohet në politikën e zgjerimit, sfidat dhe mundësitë kryesore, si dhe në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, duke konfirmuar se zgjerimi mbetet një nga çështjet kryesore strategjike të Bashkimit Evropian.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.