☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,978 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.24% XRP $1.1706 ▼ -2.35% SOL $89.9100 ▼ -0.28%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kosova

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e inspektimeve

Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës formalizuan bashkëpunimin për harmonizimin e metodologjive, digjitalizimin e proceseve dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të inspektorëve.

Shqipëria dhe Kosova kanë forcuar bashkëpunimin institucional në fushën e inspektimeve, përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi të nënshkruar të shtunën në Tiranë, e cila synon modernizimin e proceseve, përmirësimin e standardeve dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve përgjegjëse, siç njofton Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Inspektori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Dashnor Sula, dhe Inspektorja e Përgjithshme e Kosovës, Lyra Osmani Ahmeti, përfaqësuese e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Përmes këtij dokumenti, të dy institucionet angazhohen të thellojnë bashkëpunimin dhe të krijojnë mekanizma konkretë të shkëmbimit të përvojave, ekspertizës dhe praktikave më të mira në administrimin dhe zhvillimin e sistemit të inspektimeve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit të Përgjithshëm, marrëveshja vendos një kuadër konkret bashkëpunimi në disa drejtime kryesore: harmonizimin e metodologjive dhe praktikave të inspektimit, shkëmbimin e ekspertëve dhe përvojave profesionale, si dhe digjitalizimin dhe modernizimin e proceseve inspektuese.

Dokumenti parashikon gjithashtu organizimin e trajnimeve dhe programeve për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të inspektorëve, si dhe hartimin dhe zbatimin e projekteve e iniciativave të përbashkëta, me synimin për të rritur kapacitetet njerëzore dhe institucionale dhe për të përafëruar standardet e punës në të dy vendet.

Shkëmbimi i përvojave mes Shqipërisë dhe Kosovës konsiderohet një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, forcimin e transparencës dhe rritjen e përgjegjshmërisë institucionale, ndërsa marrëveshja vlerësohet si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit mes dy vendeve drejt një sistemi inspektimi më bashkëkohor dhe më efikas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.