Apeli ndryshon masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës
Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish-shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.
Sipas vendimit të Apelit, masa e sigurisë ndaj Bashllarit është ndryshuar nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, ndërsa ish-zyrtari i Policisë do të hetohet në gjendje të lirë, duke iu nënshtruar detyrimit për t’u paraqitur sipas përcaktimeve të gjykatës.
Bashllari bashkë me 4 drejtues të Komisariatit të Sarandës, u arrestuan në muajin maj nga AMP nën dyshimet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.