☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Apostolova: Srpska s’ishte në takim, por shpresojmë që nesër ose pasnesër të kalojë Demarkacioni

 

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se Kosova mund ta aplikojë për statusin kandidat për në BE, mirëpo që aplikimi mund të refuzohet. Ajo tha se të premten në takimin e mbajtur me të gjitha partitë parlamentare, nuk ishin Lista Srpska, ndërsa vetëm nga Vetëvendosja nuk pati konsensus për Demarkacionin.

“Druaj që menjëherë shtetet njohëse ta refuzojnë atë aplikacion. Duhet të flitet me Qeverinë se kur duhet të aplikohet”, ka shtuar ajo.

Apostolova këto komente i bëri në konferencën “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”, e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), raporton EO.

Sipas saj, anëtarësimi në BE nuk do të bëhet me automatizëm vetëm me merita, prandaj siç tha ajo, është i rëndësishëm dialogu Kosovë-Serbi e në veçanti lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë tha se ditëve të fundit është arritur progres impresiv për sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave.

“Kosova ka bërë punë impresive sa i përket përmbushjes së 93 nga 95 kushtet për liberalizim të vizave. Mendoj se këto ditë kemi pasur zhvillime shumë pozitive. Po e përmbyllim votën për demarkacionin në Kuvend dhe shpresojmë që kjo të ndodhë nesër ose pasnesër. Të premten patëm një takim me të gjitha partitë parlamentare, përveç Listës Serbe, ndërsa vetëm nga Vetëvendosje nuk pati konsensus për demarkacionin”, ka thënë Apostolova në “Forum 2015”, raporton Koha.net.

Por, si kriter tjetër i Kosovës, Apostolova tha se është edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave.

Sipas saj, pas kalimit të demarkacionit, institucionet evropiane do të dalin me një raport të ri.

Shefja e BE-së në Kosovë tha se tani do të takohet me përfaqësuesit politikë për të lehtësuar procesin drejt votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit që do të çonte në liberalizimin e vizave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.