☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.53%
DOW 52,356 ▼0.01%
NASDAQ 26,460 ▲1.11%
NAFTA 99.92 ▼1.81%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,676 ▲ +0.6% ETH $2,347 ▲ +1.08% XRP $1.3250 ▲ +2.14% SOL $101.0700 ▲ +0.35%
S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,717 ▲0.53 % DOW 52,356 ▼0.01 % NASDAQ 26,460 ▲1.11 % NAFTA 99.92 ▼1.81 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Masa të shtuara sigurie për protestat e fundjavës, mobilizohen dhjetëra mijëra policë

PARIS , 27 tetor (ATSH-DPA/ – Franca do të angazhojë sërish forca të shumta policore gjatë protestave të planifikuara për këtë fundjavë, me qëllim parandalimin e përsëritjes së trazirave dhe akteve të dhunës të regjistruara gjatë demonstratave të mëparshme, deklaroi ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez.

Në një intervistë për transmetuesin “RTL”, Nuñez bëri të ditur se operacioni i sigurisë do të jetë i ngjashëm me atë të fundjavës së kaluar, kur rreth 70 mijë efektivë policie, automjete të blinduara dhe mjete për hedhjen e ujit me presion u angazhuan për të garantuar rendin publik dhe për të parandaluar përplasjet, plaçkitjet dhe aktet e vandalizmit.

“Do të kemi një dislokim të forcave në përmasa të ngjashme”, deklaroi Nuñez.

I pyetur nëse policia mund ta përballojë një mobilizim të tillë për një periudhë të gjatë, duke pasur parasysh thirrjet për protesta të tjera masive më 5 nëntor, ministri theksoi se angazhimi do të vijojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij, gjatë demonstratave të së shtunës së kaluar, në terren u angazhuan edhe njësi të specializuara dhe forca elitë, me qëllim parandalimin e trazirave të ngjashme me ato të regjistruara gjatë javës paraardhëse. Nuñez tha se në protesta ishin të pranishme sërish grupe të gatshme për t’u përfshirë në akte dhune.

Protestat kanë vijuar prej disa javësh, fillimisht të nxitura nga të rinjtë që kërkojnë më shumë burime për shkollat, ndërsa më pas atyre u janë bashkuar edhe grupe të tjera që kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës.

Lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” ka bërë thirrje për demonstrata të tjera të shtunën, përfshirë tubime dhe protesta ulur përpara Asamblesë Kombëtare dhe bashkive në të gjithë Francën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka cilësuar protestat e planifikuara si me “rrezik të lartë”, duke kërkuar që marshimet të zhvillohen jashtë qendrave të qyteteve.

Lëvizja ka bërë gjithashtu thirrje për protesta të premten, gjatë të cilave pjesëmarrësit do të godasin tenxhere dhe tiganë në kuadër të një aksioni të njohur si “casserolade”.

“Jelekët e Verdhë” u shfaqën në nëntor të vitit 2018, duke organizuar protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe pabarazisë sociale. Lëvizja, e cila mori emrin nga jelekët e verdhë fosforeshentë të veshur nga shumë demonstrues, mbajti Francën në tension deri në fillim të vitit 2019.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.