🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.01 ▼1.72%
ARI 4,376 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,046 ▼ -1.19% ETH $2,405 ▼ -2.78% XRP $1.2915 ▼ -7.76% SOL $97.3500 ▼ -3.46%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.01 ▼1.72 % ARI 4,376 ▲1 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.01 ▼1.72 % ARI 4,376 ▲1 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Bota

ARABI SAUDITE – Riadi akuzon rebelët Houthi për sulm me dron ndaj Mekës

RIAD, 16 shtator /ATSH-AFP/- Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite akuzoi sot rebelët Houthi të Jemenit se kishin kryer një sulm me dron në drejtim të qytetit të shenjtë të Mekës.

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, e mohuan menjëherë akuzën.

Sipas koalicionit saudit, mbrojtja ajrore shkatërroi dje një “dron armiqësor” të lëshuar nga rebelët Houthi, përpara se ai të hynte në hapësirën ajrore mbi Mekë.

Interceptimi, sipas autoriteteve, ndodhi në jug të qytetit.

“Siguria e dy xhamive të shenjta dhe e vizitorëve të tyre është një vijë e kuqe”, deklaroi koalicioni, duke iu referuar Xhamisë së Madhe në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënoi atë që i cilësoi si “sulme të neveritshme”, duke thënë se çdo sulm ndaj vendeve të shenjta cenon shenjtërinë e tyre dhe prek ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën.

Rebelët Houthi, të cilët janë aleatë të Iranit dhe i përkasin një dege të shiizmit, kanë zgjeruar kontrollin e tyre në Jemen.

Javën e kaluar ata morën kontrollin e një pjese të bregdetit jemenas përgjatë Detit të Kuq, duke forcuar pozitat pranë ngushticës strategjike Bab el-Mandeb.

Përshkallëzimi i tensioneve në rajon ka ndikuar edhe në tregjet e energjisë.

Çmimi i naftës Brent, referenca ndërkombëtare, u tregtua sot rreth 108,5 dollarë për fuçi në orët e para të tregtimit në Azi, rreth 80% më lart se niveli përpara fillimit të luftës në fund të shkurtit.

Rebelët Houthi, të cilët që nga fillimi i shtatorit kanë shtuar sulmet ndaj Arabisë Saudite, mohuan se kishin goditur Mekën.

Një prej zyrtarëve të tyre, Hazm al-Assad, e cilësoi akuzën si “një gënjeshtër të vjetër”, ndërsa zëdhënësi ushtarak Yahya Saree tha se operacionet e grupit synojnë instalacione nafte dhe baza ushtarake, larg vendeve të shenjta.

Autoritetet saudite kishin lëshuar dje në mëngjes një alarm ajror për Mekën, një masë e pazakontë për qytetin që çdo vit pret miliona pelegrinë nga vende të ndryshme të botës.

Ngjarja ka rritur shqetësimet për përhapjen e mëtejshme të konfliktit në rajon dhe rrezikun për sigurinë e një prej vendeve më të rëndësishme të shenjta të Islamit./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.