☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,756 ▲ +0.3% ETH $2,413 ▼ -0.24% XRP $1.3001 ▼ -0.31% SOL $103.9600 ▼ -0.4%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

ARABIA SAUDITE – Emiratet kërkojnë forcimin e sigurisë së përbashkët pas sulmeve të Houthive

– Arabia Saudite është përballur me një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë nga rebelët Houthi të Jemenit, ndaj aeroporteve dhe kërcënimeve për të goditur edhe objektet e naftës, sipas “Reuters”.

Autoritetet saudite raportuan sot kërcënime të reja me raketa dhe dronë, ndërsa aeroporti ndërkombëtar “King Khalid” në kryeqytetin Riad, mbeti i mbyllur pas sulmeve të njëpasnjëshme.

Më 10 tetor, një sulm ndaj aeroportit të Riadit shkaktoi 13 viktima dhe mbi 300 të plagosur.

Një tjetër sulm, më 11 tetor, la një person të vdekur dhe 11 të plagosur.

Autoritetet saudite njoftuan gjithashtu se kishin interceptuar raketa dhe dronë në zona të tjera të vendit.

Zëdhënësi ushtarak i milicisë “Houthi”, Yahya Saree, mori përgjegjësinë për sulmin e 10 tetorit dhe deklaroi se grupi kishte goditur gjithashtu aeroportin “King Fahd” në Damam dhe dy objekte të kompanisë saudite të naftës “Saudi Aramco”.

Autoritetet saudite konfirmuan sulmin ndaj aeroportit të Damamit, ndërsa pretendimet për goditjen e objekteve të “Aramco-s” nuk ishin verifikuar në mënyrë të pavarur.

Rebelët Houthi kanë paralajmëruar linjat ajrore, punonjësit e aeroporteve dhe udhëtarët që të shmangin aeroportet dhe hapësirën ajrore saudite, duke kërcënuar me sulme të tjera.

Ndërkohë, Arabia Saudite ka intensifikuar ndërhyrjen ushtarake në Jemen dhe ka ndërmarrë sulme ajrore kundër pozicioneve të grupit rebel.

Përshkallëzimi i konfliktit ka shkaktuar ndërprerje të fluturimeve dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e transportit ajror dhe të infrastrukturës energjetike në rajon.

Mbyllja e aeroportit të Riadit u zgjat, ndërsa një konferencë ndërkombëtare për energjinë në kryeqytetin saudit, vijoi pavarësisht situatës së sigurisë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan sot riforcimin e bashkëpunimit të vendeve të Gjirit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Këshilltari presidencial emiratas, Anwar Gargash, deklaroi se sulmet ndaj Arabisë Saudite cenojnë sigurinë e të gjitha vendeve të rajonit.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Uashingtoni po shqyrtonte mundësinë e bashkimit me Arabinë Saudite në sulmet kundër rebelëve Houthi, por deri tani nuk ka patur shenja se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një veprim të tillë.

Ndërkohë, Irani është ofruar të ndihmojë në ndërmjetësimin e dialogut mes Arabisë Saudite dhe palëve jemenase. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.