☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 74.71 ▼1.5%
ARI 4,210 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $65,124 ▲ +1.49% ETH $1,766 ▲ +2.25% XRP $1.1556 ▲ +0.97% SOL $74.4900 ▲ +1.02%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.71 ▼1.5 % ARI 4,210 ▼0.84 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 74.71 ▼1.5 % ARI 4,210 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Politika

Arben Malaj: Do garoj për kryetar bashkie në Vlorë

Në ditët e sotme, ku teknologjia është më e aksesueshme se kurrë dhe kur gjithkush mund të posedojë një diplomë universitare, po lind nevoja për të kthyer vëmendjen tek zanatet e harruara, pavarësisht se kërkesa për to është në rritje. Pyetja që shtrohet është nëse diploma po vlen më pak se aftësia dhe nëse koha e jetës sonë po “shitet” më lirë se kurrë më parë.

Për të folur për këtë çështje, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, këtë të hënë, 22 qershor, ishte eksperti i ekonomisë Arben Malaj, i cili theksoi rëndësinë e zanateve si një “derë e hapur” që sot është njëkohësisht e lirë dhe konkurruese me profesionet e tjera.

“Ndodhemi në epokën e demokratizimit të dijes. Më parë, mundësia për të qenë i ditur ishte një atribut i një grupi shumë të vogël, ndërsa sot dija është një e mirë publike e cila duhet shpërndarë falas. Ne shpesh ankohemi që studentët nuk kanë vëmendjen që ne meritojmë, por jemi në dy epoka të ndryshme. Para ’90 ne nuk kishim asnjë akses dhe na tepronte kohë, tashmë ndodhemi nën presionin e inteligjencës artificiale dhe studentët tashmë janë në presionin për t’u kthyer në algoritme dhe për të keqpërdorur kohën.”

Malaj u shpreh i shqetësuar në lidhje me rëndësinë që po i jepet universiteteve, pasi sipas tij sot në botë edhe kompanitë më të mëdha po i kushtojnë gjithnjë e më pak rëndësi diplomave dhe më shumë aftësive.

“Ne nuk e kemi liberalizuar arsimin, është ajo barazia e mundësive që të punësohet kushdo dhe jemi i vetmi vend në Europë që nuk lejojmë universitetet online… ‘Ashensori i karrierës nuk punon, është bllokuar, merr shkallët një nga një’, zanati nuk preket nga librat, duhet të preket me dorë, prandaj elektriçistët, hidraulikët duhet të jenë gjithnjë e më të kërkuar dhe më të paguar, edhe për faktin që shoqëria rritet, kërkon më shumë shërbime dhe profesionet e lira janë duke u zhdukur. Bill Gates thotë: miliarderët e ardhshëm do të jenë hidraulikët dhe elektriçistët.”

Sipas tij, në Shqipëri është trashëguar një mendësi ku “respektohet” më shumë diploma sesa aftësia.

“Ne kemi ardhur nga një shoqëri me mentalitet stresues. Nëse fëmija merr një zanat, prindërit zhgënjehen shumë, e quajnë fatkeqësi familjare dhe krijojnë stres. Unë jam kundër sistemit që jepen çmime të mëdha dhe financohen ata që dalin me të gjitha notat dhjeta. Bota nuk ta jep nëse nuk ke punë shoqërore, nëse nuk ke punuar në organizata që u shërbejnë njerëzve në nevojë. T’i thuash një nxënësi ‘i ke të gjitha dhjeta, por ke edhe një nëntë dhe ndaj nuk ta jap ndihmën’ është e gabuar, sidomos për ata që vijnë nga shtresat në nevojë.”

Malaj theksoi se ndjekja e menjëhershme e studimeve Master pas përfundimit të universitetit nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë.

“Duhet të kthehet në kulturë të përgjithshme, të rinjtë të çlodhen, të lidhen me shoqata humanitare, të bëjnë veprime sociale. Unë jam kategorik për atë që ndodh këtu që shkojnë direkt në Master, në asnjë mënyrë. Ti duhet të punosh 3-4 vite, duhet të kuptosh se çfarë nevojash ke, duhet të shikosh përputhjen me karrierën tënde dhe mos merrni më Master-a. Jemi popull pak më ambicioz sesa duhet.”

Sipas tij, sistemi arsimor në Shqipëri ka dështuar.

“Sinqerisht unë jam shumë i shqetësuar, kam 33 vjet eksperiencë si pedagog dhe ne merremi me çdo gjë tjetër, por nuk merremi me arsimin. Në sistemin arsimor shqiptar vepron koncepti ‘tokë e xanun’, e zë një rektor për një mandat, e vazhdon me dy, bën presione në parlament ta bëjë tre, lë një nga ata që i pëlqen atij dhe pastaj rikthehet prapë. Janë fenomene të shoqërive të hapura.”

Ish-ministri Malaj pohoi gjithashtu se vitin e ardhshëm do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në qytetin e Vlorës.

Shërbimi i fundit që dua të bëj, pasi kam dalë në pension, është që të kandidoj për kyetar bashkie i pavarur për qytetin e Vlorës, ku linda u rrita, ku gjeta mbështetje dhe dashamirësi.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.