🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,666 ▼ -1.25% ETH $2,370 ▼ -1.16% XRP $1.2816 ▼ -2.87% SOL $101.7000 ▼ -2.27%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Arrestohen katër kosovarë në Itali e Prishtinë, kërcënime për jetën e Papës

Një operacion anti-terrorizëm i policisë italiane është mbyllur me arrestimin e katër kosovarë, të akuzuar për terrorizëm dhe nxitje të urrjetjes racore.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Kosovës. Aksionet e policisë janë kryer njëkohësisht në disa qytete italiane dhe në Kosovë.

Sipas Sky TG 24, ka pasur kërcënime për jetën e Papa Françeskut. “Ky Papë do të jetë i fundit”, është dëgjuar në në nga përgjime telefonike.

Hetimet që sollën në arrestimet e sotme janë kryer nga Antiterrorizmi italian dhe Digos i Breshias. Hetuesit kanë zbuluar kontaktet dhe organigramën e një organizate të dyshuar terroriste, ecila, përmes rrjeteve sociale propogandonte ideologjinë xhihadiste. Detaje të mëtejshme të operacionit do të jepen në një konferencë për shtyp në orën 10:30 nga Prokuroria e Breshias.

Janë katër qytetarët kosovarë të arrestuar nga operacioni policor. Për herë të parë ndaj tyre u përdorën masat e mbikqyrjes speciale. Mandati u lëshua direkt nga prokurori kombëtar i anti-mafias dhe anti-terrorizmit, Franco Roberti.

Ndër të ndaluarit edhe kreu i grupit, një qytetar që ka jetuar në Itali e që u arrestua në Kosovë nga autoritetet vendase, ndërsa tre të tjerët u arrestuan në Itali, ku jetonin prej kohësh. Policia ka ushtruar kontrolle në Breshia, Viçenca e Peruxha.

Në internet, kosovarët e arrestuar kishin publikuar foto me armë në duar. Nga hetimet rezultoi se të katërt ishin radikalë, me ide ekstremiste dhe sjellje tipike të militantëve të ISIS.

javanews.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.