Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,200 ▲ +0.31% ETH $2,191 ▲ +0.6% XRP $1.4180 ▲ +0.53% SOL $86.4000 ▲ +0.15%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet administratorja e kopshtit privat, dhunonte vogëlushin 3-vjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar Anjeza Shabanin, administraroren e kopshtit privat në Sauk “Diren” pas videoskandalit të publikuar në media ku ajo dhunonte një fëmijë 3 vjeç.

Mësohet gjithashtu se Anjeza Shabani është arrestuar bashkë me pesë punonjës të tjerë të kopshtit privat që ajo drejtonte.

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim edhe me prokurorinë ka nisur procedimin ndaj Anjeza Shabanit, administratores së kopshtit. Ajo u filmua nga një kamera e vendosur nga emisionin investigativ Stop pas denoncimit që babai i një djali 3 vjeçar bëri, se fëmija i tij vinte në shtëpi në gjendje të rëndë. Në trupin e tij kishte shenja dhune cka u faktua edhe nga video skandaloze ku Anjeza Shabani shfaqet duke qëlluar vazhdimisht të voglin e duke i bërtitur.

Skenë e tmerrshme në sytë e fëmijëve të tjerë por edhe të edukatores së tyre, tek e cila djali i vogël mundohet të gjejë mbështetje. Por pa shpresë pasi edukatorja nuk bën asnjë reagim ndaj veprimeve monstruoze të administratores. Anjeza Shabani ka qenë gazetare dhe drejtuese emisioni në një televizion informativ në Shqipëri.

Menjëherë pas publikimit të videos, në rrjetet sociale shpërthyen reagimet e shumta dhe revolta e qytetarëve ndaj një veprimi të tillë me fëmijët e pafajshëm ku prindërit paguajnë para për sigurinë e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.