☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,812 ▲ +3.2% ETH $1,594 ▲ +5.34% XRP $1.1205 ▲ +6.19% SOL $63.9800 ▲ +5.86%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet Elvis Rroshi, Prokuroria: Falsifikoi dokumentat

Policia arrestoi kryebashkiakun e dorëhequr të Kavajës, Elvis Rroshi pas një vendimi të shpallur nga gjykata që dha në mungesë të tij masën arrest me burg, sipas një kërkese të Prokurorisë.
Kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës, Elvis Rroshi dyshohet se ka shkelur ligjin për dekriminalizimin. Një burim i besueshëm i tha Top Channel se Rroshi dyshohet të ketë falsifikuar dokumentat, pasi në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur të dhëna që tregojnë se ai ka qenë i dënuar në shtetin italian.
Ky vendim i Gjykatës Penale vjen menjëherë pasi shteti italian i ka kthyer përgjigjje Prokurorisë së Përgjithshme për dëshminë e penalitetit të Elvis Rroshit, i dorëhequr gjatë muajit maj pas akuzave të opozitës.
Në fakt, pas dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit, në të cilin Elvis Rroshi thoshte se nuk e mbante mend se përse ka qenë i dënuar, të dhënat hodhën dyshime se ai kishte qenë po ashtu me probleme me drejtësinë edhe në Itali.
Pas dorëheqjes, Elvis Rroshi deklaroi se do ta ndiqte vetë çështjen në shtetin italian, ndërkohë që pas dorëheqjes së njoftuar prej tij përmes rrjetit social Facebook, Rroshi njoftoi se do të kërkonte rikthimin e tij në krye të Bashkisë së Kavajës, pasi kartela penale e tij në Itali rezulton e pastër.
Elvis Rroshi u vendos nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme nga sektori i posaçëm i dekriminalizimit për dyshimet se kishte konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumentave. Sipas prokurorisë, rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar një dënim të dhënë në vitin 1996 për veprën e përdhunimit në Campo Basso, por ka pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën e parë të formularit.
Po ashtu, thotë Prokuroria, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran në vitet 1995 dhe 1993, nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht 1997 në Zvicer me urdhër të gjykatës së Zyrihut dhe është dëbuar sërish.
Ndërkohë, nga të dhënat e deritanishme, thotë Prokuroria e Përgjithshme, janë siguruar informacione se Rroshi ka përdorur pesë emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.