☁️
Tiranë 7°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.94 ▼1.05%
ARI 4,127 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,855 ▲ +0.68% ETH $2,126 ▼ -0.11% XRP $1.0978 ▲ +0.02% SOL $86.2800 ▼ -0.61%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.94 ▼1.05 % ARI 4,127 ▲0.31 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.94 ▼1.05 % ARI 4,127 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet vrasësi i biznesmenit italian në Tepelenë, Policia merr me rezerva dëshmitë

Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit italian në Tepelenë, i cili dyshohet të jetë ekzekutuar me armë zjarri.

Raportohet se shtetasi i arrestuar Gazmend Braçe, ndërsa viktima është i identifikuar si Edoardo Sarchi. Sarchi rezulton të jetë një biznesmen italian, pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha më herët policia.

Por nga hetimet e Policisë kanë dalë detaje të reja mbi ngjarjen. Dyshohet se 44-vjeçari italian ka humbur jetën si pasojë e një goditje në kokë (ende nuk është verifikuar nëse ka qenë armë ose jo)

Policia ka marrë me rezerva dëshmitë e personave që kanë qenë me italianin kur ka ndodhur ngjarja. Ata deklaruan se një person i panjohur i ka dalë para italianit dhe e ka qëlluar, por policia ka dyshime për vërtetësinë e dëshmive.

Në automjetin e shtetasit italian nuk është gjetur asnjë gjurmë arme zjarri, ç’ka shton dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur jashtë makinës.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.