☁️
Tiranë 7°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.77 ▼1.24%
ARI 4,123 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,874 ▲ +0.42% ETH $2,126 ▼ -0.48% XRP $1.0981 ▼ -0.51% SOL $86.2400 ▼ -1.01%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.77 ▼1.24 % ARI 4,123 ▲0.2 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.77 ▼1.24 % ARI 4,123 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

Trump: Vendet e Gjirit Persik mbështesin vazhdimin e bllokadës ndaj Iranit, çështja bërthamore e panegociueshme

UASHINGTON, 10 nëntor, ATSH/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti preferojnë vazhdimin e situatës aktuale në raport me Iranin, përfshirë bllokadën detare amerikane dhe operacionin ushtarak të quajtur “Iron Gate”.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, gjatë së cilës ishte diskutuar gjerësisht situata me Republikën Islamike të Iranit.

Sipas presidentit amerikan, vendet e Gjirit Persik janë të një mendjeje se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore, duke e cilësuar këtë çështje si të panegociueshme.

Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të reagojnë në rast të ndryshimeve në zhvillimet e Lindjes së Mesme, duke përdorur shprehjen se ushtria amerikane është “gati dhe në pozicion veprimi”.

Megjithatë, ai u shpreh se një përshkallëzim i ri duket aktualisht pak i mundshëm, duke vënë në dukje se po shihen zhvillime pozitive drejt përfundimit të konfliktit.

Presidenti amerikan theksoi se SHBA-ja do të vijojë të mbrojë interesat e saj dhe se, sipas tij, përfundimi i angazhimit ushtarak do ta bëjë më të sigurt jo vetëm rajonin, por edhe më gjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.