☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,622 ▼1.27%
DOW 52,058 ▼0.54%
NASDAQ 25,605 ▼2.21%
NAFTA 104.24 ▲2.2%
ARI 3,934 ▼2.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,830 ▼ -4.52% ETH $2,218 ▼ -4.81% XRP $1.2313 ▼ -4.74% SOL $94.5400 ▼ -6.22%
S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 % S&P 500 7,622 ▼1.27 % DOW 52,058 ▼0.54 % NASDAQ 25,605 ▼2.21 % NAFTA 104.24 ▲2.2 % ARI 3,934 ▼2.43 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Arsimi Dual – investim i sigurt për të ardhmen e të rinjve

Në ambientet e Meridian Express u mbajt ceremonia e parë e certifikimit të nxënësve të drejtimit Tregti nga SHML “7 Shtatori” në Prishtinë, pjesë e sistemit të Arsimit Dual në Kosovë.

Ky model po krijon ura të drejtpërdrejta mes arsimit dhe tregut të punës, duke u ofruar të rinjve aftësi praktike, përvojë reale pune dhe mundësi konkrete për zhvillim profesional.

Drejtori në MASHTI, z. Lah Nitaj, theksoi se ky është rezultat i bashkëpunimit institucional dhe dëshmi e gatishmërisë së Kosovës për zbatimin e suksesshëm të Arsimit Dual.

Nga Meridian Express, z. Kemajl Bajrami ritheksoi përkushtimin e kompanisë për të mbështetur iniciativa që ndikojnë në zhvillimin profesional të të rinjve dhe në krijimin e një fuqie punëtore të përgatitur për tregun modern të retailit.

Ndërsa drejtoresha e SHML “7 Shtatori”, znj. Hatixhe Ratkoceri, vlerësoi angazhimin e përbashkët që solli këtë sukses dhe uroi nxënësit për rrugëtimin e tyre profesional.

Si kompani që operon në një sektor dinamik dhe modern të retailit, Meridian Express e konsideron investimin në të rinjtë dhe zhvillimin e aftësive profesionale si pjesë të rëndësishme të vizionit të saj afatgjatë.

Arsimi Dual, nën udhëheqjen e OEK-ut dhe me mbështetjen e partnerëve institucionalë, po dëshmohet si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe afrimin e arsimit me nevojat reale të tregut të punës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.