🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.08 ▼1.65%
ARI 4,375 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,824 ▼ -1.62% ETH $2,399 ▼ -3.32% XRP $1.2888 ▼ -7.91% SOL $97.0400 ▼ -3.63%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.08 ▼1.65 % ARI 4,375 ▲0.98 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.08 ▼1.65 % ARI 4,375 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kronika

‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit, me vendim të Gjykatës së Lartë.

Kjo e fundit pavarësisht kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, për të argumentuar proporcionalitetin e masës “arrest me burg” në raport me mandatin si kryebashkiak, nuk u bind për lirimin e Veliajt.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, pjesë e panelit të mbrëmjes së djeshme në “Opinion”, tha se tashmë arsyet e Gjykatës së Lartë, kanë tejkaluar ligjin.

Ndreca u shpreh se Erion Veliajt po i cenohet pa argumente ligjore ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë, e nga ana tjetër, qytetarëve po u mohohet qeverisja nga i zgjedhuri përmes votës.

“Argumenti lidhet me faktin që Veliaj, si çdo qytetar, duhet të plotësojë disa kritere që janë në procedurë penale. Dyshimi duhet të jetë i bazuar në prova që të merret një masë sigurimi. Që të shkosh te arresti me burg, që është ekstrem, duhet të ketë rrezikshmëri shoqërore të lartë, duhet të ketë dyshime të arsyeshme se mund të prishë provat e hetimit, ose rrezikshmëri për të kryer vepër të njëjtë ose më të rëndë. Duhet të shqyrtohet dhe interesi publik, që është e drejta e qytetarëve për t’u qeverisur nga i zgjedhuri përmes votës. Gjykata nuk e kanë marrë në shqyrtim këtë anë të balancës”, tha avokati.

Më tej Ndreca vijoi argumentin:

“Duhet t’i lejohej mundësia për të ushtruar detyrën. Hetimi ka 1 vit që ka përfunduar, praktikisht s’ka asnjë rrezik… Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese thotë që nuk ka prova fare. Për sa kohë Kushtetuesja e ka shtruar rrugën, duke i thënë Gjykatës së Lartë se çfarë do të thotë demokraci, i zgjedhur vendor, rëndësia që të mos cenohet mandati. Janë arsye përtej ligjit, është e kotë të kërkohen arsyet te vendimi”.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025 dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit.

SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.