⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.39% ETH $2,264 ▲ +0.45% XRP $1.2502 ▼ -0.28% SOL $94.3900 ▼ -1.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet

Pushteti ekzekutiv dhe legjislativ janë shkrirë dhe janë bërë një. Kështu u shpreh avokati Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, sipas të cilit ky relativizim i frikshëm i institucioneve ka ndodhur për të ngritur kultin e pushtetit ekzekutiv.

“Shqipëria nuk ka tre këmbë por 2, se të një pushteti ia ka futur dikush këmbët në një këpucë. Ekzekutivi e legjislativi kanë pasur më shumë dinjitet para 2014. Në këto vite ka ndodhur relativizim i frikshëm, është relativizuar parlamenti, presidenti, ministri e çdo institucion i pavarur që të ngrihet kulti i pushtetit ekzekutiv. Ka patur projekt ligje më cilësore në parlamentet e mëparshme. Është bërë relativizim i frikshëm i çdo institucioni”, theksoi ai në studion e televizionit “A2CNN”.

Beci sugjeroi që edhe reforma në drejtësi duhet bërë nga e para pasi ka mangësi dhe nuk mund të arnohet.

Mangësi sipas tij ka edhe Kushtetuta.

“Kemi një mungesë vullneti, apo papërgjegjshmëri siç është rasti i msozbatimti të vendimeve të GJK. Sot kushtetuta duket si bordero se sa do e kenë rrogën që janë institucionet të shkrira. Nga pikëpamja e konstitucioni Shqipëria ka Kushtetutë të mangët se ka elementë që duhet të ndërrohen. A keni dëgjuar që do mblidhen për të rregulluar ato që ishin të përkohshme? Nuk është marrë njeri me asgjë janë marrë me reformën në drejtësi që tregoi se nuk është bërë mirë. Nuk duhet të arnohet më, por ajo duhet bërë nga e para. Magjistratët duhet të ishin mbledhur më herët sa i përket hartës gjyqësore”, u shpreh ish-magjistrati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.