⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.39% ETH $2,264 ▲ +0.45% XRP $1.2502 ▼ -0.28% SOL $94.3900 ▼ -1.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy…

Gazetari Artan Hoxha dhe avokati, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, u përfshinë në një debat në emisionin e “A2” mbrëmjen e djeshme.

Duke folur për pagat e magjistratëve, Beçi dhe Hoxha u përplasën për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje dhe për rolin e mazhorancës në sistemin e drejtësisë.

Beçi e akuzoi Hoxhën se po përdorte populizmin në qëndrimin e tij.

“Jo, jo, jo, kam hall tjetër. Në rast se ti je atëherë ti njësh me kryeministrin, sepse ti luan me populizmin”, tha Beçi.

Hoxha e kundërshtoi menjëherë, duke i thënë se po e keqinterpretonte qëndrimin e tij.

“Po jo, mos, se po gënjen sy më sy, se the ‘je një me kryeministrin’. Unë po them të kundërtën. Të kundërtën. Populizmin mbaje për vete”, u përgjigj Hoxha.

Gazetari tha se shqetësimi i tij nuk lidhet me pagën që marrin gjyqtarët, por me pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Problemi nuk është rroga e gjyqtarit të apelit për mua fare. Unë po flas për sistemin e drejtësisë, të cilin nuk mund ta marrë nëpër këmbë mazhoranca duke i kujtuar pagën”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Beçi theksoi se për të nuk është e rëndësishme nëse një gjyqtar merr 2.1 apo 2.5 milionë lekë. Sipas tij, shqetësimi është mënyra se si funksionon drejtësia.

“Nuk më intereson mua merr 2 milionë e 100 mijë apo 2 milionë e 500 mijë. Mua më intereson se si futet mazhoranca te paratë e mia dhe nuk më jep drejtësi”, u shpreh Beçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.