Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh
Momente tensioni mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe kreut të Kuvendit Niko Peleshi. Kjo pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është afruar foltores ku ka qenë duke folur deputeti i PS Arbjan Mazniku. Sapo Bardhi është afruar, punonjësit e gardës kanë rrethuar foltoren.
Demokrati është indinjuar dhe ka nisur të debatojë me kreun e Kuvendit Niko Peleshi, i cili ndërkohë i kërkoi Maznikut t’i lironte vendin Bardhit. Peleshi deklaroi më tej se parlamenti nuk është arenë gladiatorësh.
Bardhi: Me ça të drejte punonjësit e gardës më pengojnë mua të flas nga foltorja e parlamentit. Ku jemi ne këtu. Ju rrini dhe heshtni. Peleshi: Unë nuk hesht. Ju lirova foltoren. Bardhi: Kush ua jep të drejtën të sillni gardën të më bllokojë foltoren? Peleshi: Ligji. Parlamenti nuk është arenë gladiatorësh. Bardhi: Nxirrini jashtë! Peleshi: Vazhdoni flisni. Jeni në foltore pa gardë. Nuk ke njeri, je vetë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.