🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,273 ▼ -2.99% ETH $1,907 ▼ -2.38% XRP $0.9899 ▼ -2.96% SOL $75.7800 ▼ -5.92%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Politika

Asambleja e PS, Rama: Rekomandimi i KE-së për anëtarësimin në BE, moment historik për vendin. Zhurmat e brendshme, largojnë vëmendjen nga integrimi

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit, ku është ndalur te rrugëtimi europian i Shqipërisë dhe raporti më i fundit i Komisionit Europian për zgjerimin.

Rama e cilësoi rekomandimin e KE-së për nisjen gjatë vitit 2027 të përgatitjeve për trajtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian si një moment historik, duke theksuar se ky zhvillim konfirmon ecurinë e vendit në procesin e integrimit.

“KE ka bërë një rekomandim historik për vendin, i cili në vetvete është dhe konfirmimi më kuptimplotë jo vetëm i faktit që vendi ecën në rrugën e duhur, por edhe i vendosjes së Shqipërisë në vendin e saj më të artë drejt bashkëpunimit të mirëfilltë me shtetet dhe shoqëritë europiane. I rekomandohet KE-së që të nisë gjatë 2027 përgatitjet për të trajtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Është një togfjalësh që shfaqet për herë të parë në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Faqja e fundit e historisë që po e shkruajmë ne, PS, me besimin e shumicës shqiptare. E paarritshme deri dje, por sot e prekshme”, deklaroi Rama.

Rama u ndal edhe te situata e brendshme politike, duke iu referuar protestave dhe tensioneve të fundit. Ai tha se në momente të tilla është e rëndësishme të ruhet qartësia për arritjet e vendit dhe drejtimin që duhet të ndjekë Shqipëria.

“Duhet të kuptojmë se ku ndodhet vendi atëherë kur zhurma dhe tymi ngrihen më lart se zakonisht. Duhet të kuptojmë se çfarë është e rëndësishme në atë që është arritur dhe çfarë rrezikon të humbasë vendi nën presionin e zhurmës dhe pengesën e tymit, si dhe si duhet ushtruar përgjegjësia e drejtimit pa e humbur kthjelltësinë e shikimit”, u shpreh ai.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.