☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,711 ▼0.25%
DOW 53,566 ▼0.01%
NASDAQ 26,402 ▼0.53%
NAFTA 83.38 ▼0.18%
ARI 4,513 ▼3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,547 ▼ -3.1% ETH $2,437 ▼ -2.97% XRP $1.3774 ▼ -5.14% SOL $103.6200 ▼ -5.38%
S&P 500 7,711 ▼0.25 % DOW 53,566 ▼0.01 % NASDAQ 26,402 ▼0.53 % NAFTA 83.38 ▼0.18 % ARI 4,513 ▼3.24 % S&P 500 7,711 ▼0.25 % DOW 53,566 ▼0.01 % NASDAQ 26,402 ▼0.53 % NAFTA 83.38 ▼0.18 % ARI 4,513 ▼3.24 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

ASH: Rruga drejt BE-së mbetet e hapur por qeveria aktuale po e bllokon atë

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se deklaratat e komisioneres së BE-së për zgjerim, Marta Kos, e vërtetojnë edhe një herë atë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë prej kohësh se rruga drejt anëtarësimit është e hapur, por qeveria aktuale nuk po e shfrytëzon atë.

Nga ASH thonë se Kos edhe njëherë ishte e qartë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet kushti i domosdoshëm për nisjen formale të negociatave, dhe pa konsensus ndërpartiak për Kodin Zgjedhor, momentumi aktual rrezikon të shkojë dëm.

“Fakti që BE parashikon pranimin e një anëtari të ri nga Ballkani Perëndimor deri në 2028 e bën edhe më të rëndë përgjegjësinë e klasës politike vendase. Ndërsa Mali i Zi po përgatitet të përfitojë trefish më shumë mjete financiare nga BE-ja falë përparimit të tij, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet pas, jo për shkak të kushteve të jashtme, por për shkak të paaftësisë për vendimmarrje të brendshme dhe mungesës së vullnetit politik”.

“Premtimet e VLEN-it për prioritetin evropian dhe kërcënimet për rishqyrtim të pjesëmarrjes në qeveri, në mungesë të veprimit konkret, kanë mbetur thjeshtë retorikë. Çdo vit vonesë si pasojë e bllokadës do të thotë humbje e shumë mundësive, do të thotë më pak investime, një vit me standard më të ulët jetese, një vit me më shumë emigrim të të rinjve që zgjedhin Evropën jo nëpërmjet institucioneve të vendit të tyre, por këtë e bëjnë duke braktisur vendin”, thonë nga ASH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.