🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,500 ▼ -2.31% ETH $2,246 ▼ -1.83% XRP $1.2479 ▼ -0.42% SOL $91.5100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes

Nga Aleanca për Shqiptarët reagojnë ndaj deklaratave të VLEN-it për tragjedinë e Tetovës, duke i cilësuar ato si hipokrizi politike.

Sipas ASH-së, para se VLEN-i të kërkojë përgjegjësi institucionale dhe drejtësi, duhet të japë përgjigje për rolin e drejtuesve të saj, Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit, të cilët në atë periudhë ishin pjesë e qeverisjes. ASH thekson se tragjedia dhe 14 viktimat nuk duhet të përdoren për përplasje partiake, ndërsa familjet e viktimave meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Reagimi i plotë:

VLEN-i sot paska zbuluar se tragjedia e Tetovës kërkon përgjegjësi institucionale dhe se publiku “i detyrohet një përgjigje”.Por, para se VLEN-i të bëjë moral për përgjegjësinë dhe drejtësinë, duhet t’u përgjigjet qytetarëve: Ku ishit ju atëherë?Dy nga kryetarët e sotëm të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ishin pjesë e asaj qeverisjeje për të cilën sot bëjnë sikur nuk kanë pasur asnjë lidhje.

Madje, Izet Mexhiti në atë kohë ishte nënkryetar i BDI-së. Pra, sot të dalësh e ta përdorësh këtë tragjedi për të sulmuar të tjerët, duke harruar rolin dhe përgjegjësinë politike të njerëzve që sot drejtojnë VLEN-in, është shembulli më i pastër i hipokrizisë politike.

14 jetë njerëzish nuk duhet të jenë mjet për propagandë politike, as armë për luftën partiake. Familjet e viktimave meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Dhe drejtësia nuk mund të kërkohet vetëm për kundërshtarin politik dhe të harrohet kur përgjegjësia prek njerëzit që sot drejtojnë VLEN-in.

Prandaj, para se VLEN-i të drejtojë gishtin nga të tjerët, le t’u përgjigjet qytetarëve:

Ku ishin Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami?Çfarë përgjegjësie politike morën atëherë?Çfarë kërkuan të zbardhej rasti?Dhe pse sot sillen sikur kjo histori nuk ka asnjë lidhje me ta?

Të kërkosh drejtësi është detyrim. Por të kërkosh drejtësi duke fshirë nga historia rolin tënd politik dhe institucional, është hipokrizi e paparë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.