🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

ASH: VLEN në opozitë emërtimin e rrugëve e kishin kauzë, por sot në pushtet nuk reagojnë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve dhe shesheve në qytetin e Tetovës.

“Për vite me radhë dëgjuam premtime se do të vazhdohej procesi i emërtimit të rrugëve sipas vullnetit të qytetarëve. Vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës nga viti 2007 është anuluar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ata që e kishin këtë çështje në qendër të premtimeve të tyre nuk ofrojnë asnjë qëndrim të qartë para qytetarëve’’, ky është reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

ASH i kujton VLEN-it se kur ishin në opozitë emrëtimi i rrugëve ishte kauzë ndërkaq kur është në pushtet ky vendim kalon pa asnjë reagim serioz.

“Kur ishin në opozitë, emërtimi i rrugëve ishte kauzë. Sot, kur janë në pushtet, anulimi i vendimit kalon pa asnjë reagim serioz. Kjo tregon sa të sinqerta kanë qenë premtimet e tyre. Nuk mjafton të flasësh për dinjitet, identitet dhe të drejta kur je në opozitë. Përgjegjësia matet kur ke mundësinë të veprosh. Heshtja e sotme është dëshmia më e qartë e dallimit mes premtimeve të dikurshme dhe realitetit të sotëm’’, thuhet në reagimin e ASH-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.