Kronika
Atentat me armë zjarri te Lungomare, vdes 36-vjeçari
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Vlorë .
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve ende të pakonfirmuar, dyshohet se një person ka mbetur i vdekur dhe disa të plagosur.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Mësohet se 36-vjeçari R.O ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nuk ka ende informacion zyrtar nga Policia, teksa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.