☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,059 ▼ -1.73% ETH $2,316 ▼ -2.44% XRP $1.2923 ▼ -3.09% SOL $100.0500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Atentat në Vlorë, vritet drejtori i OSHEE-së dhe pronari i “Vlora Channel”

Një krim i rëndë ndodhi  mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Vlorës, ku mbetën të vdekur dy persona. Viktimat janë drejtori i OSHEE rajonale të Vlorës, Roland Saliu dhe Erven Hyseni, pronar i televizioni lokal “Vlora Channel” një nga mediat e para lokale në Vlorë,  dhe i barit ku ndodhi atentati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në një lokal në afërsi të sheshit të Flamurit, ku ndaj dy personave u qëllua me breshëri automatiku.
Viktimat kanë qenë ulur në mjediset e jashtëme të lokalit të Erven Hysenit, duke konsumuar një kafe me njëri-tjetrin.
Dëshmitarë në vendngjarje, konfirmuan se pranë lokalit ka ndaluar një automjet, nga i cili është qëlluar me breshëri automatiku, nga dritarja e pasagjerit në drejtim të tavolinës, ku ishin të ulur dy viktimat. Drejtori rajonal i OSHEE ka vdekur në vend, ndërsa Erven Hyseni, mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak minuta pasi mbërriti në spitalin e Vlorës.
Sipas informacioneve të policisë, mësohet se kanë qenë dy persona me automjet, që kanë kryer atentatin. Njëri prej tyre ka qëlluar duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në ato momente në lokal, por edhe jashtë tij.
Atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të daljes së Vlorës, ndërsa rreth 30 minuta më pas, në afërsi të fshatit Panaja, në mbikalimin e autostradës Levan-Vlorë, është gjetur edhe automjeti tip BMW, i cili ishte gjysëm i djegur nga brenda.
Policia ka konfirmuar se dyshohet të bëhet fjalë për një automjet të vjedhur, i cili është braktisur nga atentatorët.
Policia e Vlorës ka bërë kontrollin e plotë të automjetit të braktisur dhe ende vijon punën për gjetjen e ndonjë gjurme të mundëshme. Uniformat blu kanë shoqëruar 10 persona në komisariat, por ende nuk kemi asnjë të dyshuar kryesor për këtë ngjarje. Shënjestër e atentatit mendohet të ketë qenë pronari i televizionit lokal, por zyrtarisht policia nuk dhënë një version zyrtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.