☁️
Tiranë 24°C · Vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,170 ▼ -0.07% ETH $2,691 ▼ -0.49% XRP $1.5469 ▼ -3.08% SOL $121.3500 ▲ +1.54%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kronika

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dh

Policia e Tiranës njoftoi sot (26 shtator) se zbardhi brenda 24 orëve autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri të ndodhur dje, në rrugën “Hysni Gërbolli”.

U identifikua autori i dyshuar dhe u shpall në kërkim, ndërsas vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjithashtu u vu në pranga një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, të përfshirë në konflikt.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar, 54-vjeçarin Sajmir Pasmaçiu, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, gjatë një konflikti në një lokal, 54-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 33-vjeçarin Gjenk Karabeg, më pas është larguar nga vendngjarja. Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë gjahu, një thikë dhe municion luftarak.

Në lidhje me konfliktin, policia ka arrestuar edhe një 20-vjeçar, Samuel Tahiraj, ndërsa dy persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Vihet në pranga dhe i dëmtuari, pasi rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. Sekuestrohen një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u bë e mundur zbardhja e rrethanave dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 25.09.2026, në rrugën “Hysni Gërbolli”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, gjatë një konflikti në një lokal, shtetasi S. P., 54 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin Gj. K., 33 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

54-vjeçari, u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. P., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se gjatë konfliktit ishte përfshirë edhe shtetasi S. T., 20 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar me disa persona me sende të forta, duke mbetur i dëmtuar shtetasi A. P., 18 vjeç. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi S. T. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. P., 49 vjeç, dhe S. P., 18 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit kanë goditur me sende të forta shtetasin S. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën së 49-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë.

Në vijim, gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi Gj. K., 33 vjeç, ishte person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. 33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.