☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.77 ▼4.18%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,962 ▼ -0.07% ETH $2,286 ▲ +0.69% XRP $1.2485 ▼ -0.63% SOL $94.1300 ▼ -1.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka vendosur në qendër të reflektimit të tij të fundit një parim të qartë: ta bësh drejtësinë më të kuptueshme për qytetarin nuk do të thotë të ndikosh mbi vendimet e saj.

“Aty ku vepron gjyqtari dhe prokurori, ekzekutivi hesht”, shkruan Gogu në të parin nga tri shënimet që do të publikojë gjatë verës.

Sipas tij, Ministri i Drejtësisë nuk gjykon çështje konkrete. Përgjegjësia e tij është të ndërtojë kushtet që sistemi të funksionojë, të shpjegohet dhe të matet, duke respektuar kufirin që përcaktojnë Kushtetuta dhe ligji.

Gogu argumenton se pavarësia e drejtësisë dhe e drejta e qytetarit për ta kuptuar atë nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, një vendim i pashpjeguar krijon hapësirë për keqinterpretim dhe dëmton besimin publik.

Për ministrin, prova përfundimtare e reformës nuk është vetëm numri i ligjeve, strukturave apo dosjeve, por përvoja e qytetarit përballë sistemit: sa pret, sa lehtë hyn në të dhe sa e kupton atë që shteti vendos për të.

“Drejtësia nuk certifikohet me një vendim. Ajo provohet çdo ditë”, përfundon Gogu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.