Autor i një vjedhje, kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës organizoi operacionin e koduar “Results”, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale D. F., 29 vjeç, banues në Kaninë. Ai akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, si dhe dyshohet se është autor i vjedhjes së një banese, më datë 02.10.2026, në fshatin Kaninë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që ky shtetas dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.