Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi
Dy ditë pas vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm për dosjen e grupit të B.Ç, 5 prej të dënuareve kanë bërë kërkesë në gjykatën e Posaçme për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, për shkak të fëmijëve dhe kushteve familjare.
Kanë bërë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit:
E.Ç e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg
R.I e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.
G.P e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.
A.M e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg.
S.V e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg
Objekti i kërkesës së tyre është “shtyrja e ekzekutimit të vendimit, kur vuajtja e menjëhershme mund të ketë pasoja të rënda për të dënuarin ose familjen”.
Gjashtë gra janë dënuar, por janë ekzekutuar masat vetëm për 4 prej tyre, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.
Në burg nëna e foshnjës 4-muajshe, vizitohet nga Avokati i Popullit
Avokati i Popullit ka zhvilluar një vizitë në burgun e Pojskës për të vëzhguar një zonjë, që është nënë e një foshnje 4-muajshe.
AP shprehet se pas monitorimit, do të dalë me një përfundim.
“Në vijim të interesit tuaj, ju bëj me dije se sot, një grup pune i Institucionit të Avokatit të Popullit, konkretisht Mekanizmi për Parandalimin e Torturës, po shkon në burgun e Pojskës, për të verifikuar situatën lidhur me dënimin e një zonje, që është njëherësh edhe nëne e një foshnje 4 muajshe.
Do të njoftoheni mbi gjetjet e monitorimit.
Faleminderit”, thuhet në njoftim.
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi më 5 tetor dënimet e dhëna për 16 të pandehurit, pjesë e grupit për mashtrime me call center. Grupi dyshohet se mashtronin qytetarët europianë.
Në total, anëtarët e grupit janë dënuar me mbi 110 vite burgim. Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup kriminal”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.