☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.03 ▲1.02%
ARI 4,435 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,287 ▼ -0.49% ETH $2,469 ▼ -0.96% XRP $1.3937 ▼ -2.09% SOL $101.4700 ▼ -2.16%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.03 ▲1.02 % ARI 4,435 ▼0.57 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.03 ▲1.02 % ARI 4,435 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
10 Sep 2026
Breaking
Kronika

Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Durrësit ka zbardhur shtatë raste vjedhjeje dhe tentative për vjedhje të ndodhura gjatë muajit korrik 2026. Si autor i këtyre rasteve është vënë në pranga 29-vjeçari H.B., banues në Durrës.

I riu dyshohet se ka kryer një seri vjedhjesh në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe në fshatrat përreth.

Nga hetimet rezulton se më 3 korrik ai ka tentuar të vjedhë në dy banesa në lagjen nr. 6 të Durrësit. Më 14 korrik dyshohet se ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, ndërsa një ditë më pas, në zonën “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e automjetit të një shtetaseje dhe ka marrë bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale.

Sipas policisë, më 18 korrik 29-vjeçari ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme në një dyqan në fshatin Rrashbull. Dy ditë më vonë, në lagjen nr. 17, ai dyshohet se ka marrë vegla dhe materiale pune nga një automjet.

Hetimet kanë zbardhur edhe dy raste të tjera, ku më 21 korrik i riu dyshohet se i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj në autobus, ndërsa më 22 korrik ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.