☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.56 ▼0.89%
ARI 4,104 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,780 ▼ -0.25% ETH $1,675 ▼ -1.04% XRP $1.1024 ▼ -1.02% SOL $69.7500 ▼ -0.81%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.56 ▼0.89 % ARI 4,104 ▼1.11 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.56 ▼0.89 % ARI 4,104 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Autostrada Trebenisht-Qafë Thanë, UNESCO, së shpejti në Strugë

UNESKO pritet të vijë për inspektim në rajonin e Ohrit në fund të majit ose në mes të qershorit. Mes 29 deri 31 maj ose 12 deri 14 qershor ekipi i tyre duhet të jetë në Ohër.

UNESKO pritet të vijë për inspektim në rajonin e Ohrit në fund të majit ose në mes të qershorit. Mes 29 deri 31 maj ose 12 deri 14 qershor ekipi i tyre duhet të jetë në Ohër.

Është paraparë që ata të vizitojnë edhe trasenë ku fillimisht ishte planifikuar të ndërtohej autostrada nga Trebenishti deri në Qafë Thanë. Por Struga nuk është përfshirë në projektin aktual për autostradën Trebenisht–Qafë Thanë. Ai ishte paraparë si projekt me sistem të mbyllur, me hyrje te Trebenishti dhe dalje para Qafë Thanës.

“Që dje e vumë në përdorim nyjën rrugore të Trebenishtit. Kjo është nyja nga e cila duhet të fillojë autostrada e re nga Trebenishti deri në Qafë Thanë dhe kjo është dëshmia më e mirë se kjo Qeveri është e përkushtuar ta ndërtojë atë autostradë. Përndryshe nuk do ta ndërtonim atë nyje dhe nuk do të shpenzonim mjete aty. Por tani vendimi nuk është në duart tona. Në perspektivë mendoj se ky vendim është i mirë, sepse duhet të lëmë hapësirë edhe për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski premton se segmenti prej 57 kilometra i autostradës Kërçovë–Ohër do të përfundojë deri në vitin 2027.

“Presim që, sipas paralajmërimeve të mëparshme, rruga nga Kërçova deri në Ohër të hapet plotësisht më së voni në tremujorin e parë të vitit 2027. E dini me çfarë sfida u përballëm. Kredia nga banka kineze “Exim” u anulua, andaj me bankat komerciale vendase krijuam sindikat dhe projekti do të realizohet plotësisht deri në fund”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Pas bisedimeve me UNESKO-n, në qershor pritet të dihet qëndrimi përfundimtar për trasenë më të mirë të mundshme. Aksi Trebenisht–Qafë Thanë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim Ohër–Kërçovë, e cila pritet të përfundojë në fund të vitit 2026 ose në mes të vitit 2027. Kostoja përfundimtare e ndërtimit pritet të arrijë 760–770 milionë euro, ose rreth 13.5 milionë euro për kilometër./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.