☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,703 ▲1.77%
DOW 53,301 ▲2.92%
NASDAQ 25,857 ▲1.91%
NAFTA 88.82 ▼7.57%
ARI 4,076 ▲3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,428 ▲ +3.49% ETH $2,427 ▲ +5.64% XRP $1.3091 ▲ +2.03% SOL $95.4400 ▲ +2.03%
S&P 500 7,703 ▲1.77 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 88.82 ▼7.57 % ARI 4,076 ▲3.43 % S&P 500 7,703 ▲1.77 % DOW 53,301 ▲2.92 % NASDAQ 25,857 ▲1.91 % NAFTA 88.82 ▼7.57 % ARI 4,076 ▲3.43 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Një zhvillim interesant ka ndodhur dje në qiellin e Lituanisë. Avioni i Air Serbia, i cili ishte nisur nga aeroporti «Nikola Tesla» në Beograd drejt Moskës është urdhëruar të kthehet në Beograd. Sipas informacioneve jozyrtare të portalit Nova.rs, në avion ndodheshin kryetari i Lëvizjes së Socialistëve, Aleksandar Vulin, drejtori i «Srbijagas», Dušan Bajatović, dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popović. Që të tre konsiderohen si njerëz të Kremlinit në Beograd. Vulin ka qenë edhe shef i shërbimit sekret serb, BIA, dhe njëri nga personat më besnikë të autokratit të mposhtur në zgjedhje, Aleksandar Vuçiq.

Sipas informacioneve që kanë siguruar mediat e pavarura serbe, avioni me numër fluturimi JU134 u nis në orën 18:48 dhe kishte arritur deri pranë një qyteti në jug të Lituanisë, kur u dha urdhri të kthehej në Beograd, siç thuhet, për arsye sigurie

Gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike, Srđan Milivojević, shtroi këtë pyetje në rrjetin social X: «E kush po ia mbath sonte për në Moskë me fluturimin e orës 18:30?»

Ndërkohë avioni është kthyer në Beograd. Sipas të dhënave të faqes Flightradar24, avioni u ul në Beograd pak para orës 22:00.

Nova.rs bën me dije se Vulin nuk iu nënshtrua kontrollit të sigurisë në aeroportin e Beogradit dhe arriti të hipte në avion. Sipas të njëjtave informacione, dyshohet se dikush e ka ndihmuar. Nova.rs thekson se, bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, procedurat nuk ishin respektuar, përkatësisht se Vulin nuk i ishte nënshtruar kontrollit të sigurisë.

Aleksandar Vulin është politikan prorus dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Vulin ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm, ndërsa nga dhjetori 2022 deri në nëntor 2023 drejtoi shërbimin sekret serb, BIA.

Më 11 korrik 2023, SHBA-ja e sanksionoi për korrupsion, duke e akuzuar edhe për përfshirje në krim të organizuar dhe veprimtari të paligjshme me narkotikë. Sipas Thesarit amerikan, ai ndihmoi trafikantin e sanksionuar të armëve Slobodan Tešić dhe shfrytëzoi pushtetin për përfitime personale. Emri i tij lidhet me skandalin «tetka iz Kanade»: pretendoi se tezja e bashkëshortes nga Kanadaja i kishte huazuar 205 mijë euro për një banesë. Agjencia kundër korrupsionit nuk i besoi këtij shpjegimi; prokuroria e mbylli çështjen për mungesë provash penale.

Washingtoni e akuzoi gjithashtu se i kishte hapur rrugë ndikimit rus dhe veprimtarive destabilizuese të Moskës në Ballkanin Perëndimor. Opozitari rus Vlladimir Kara-Murza e akuzoi se ia dorëzoi Nikolai Patrushevit transkriptet e përgjimeve të opozitarëve rusë në Beograd më 2021. Patrushev është ish-drejtor i FSB-së, shërbimit sekret rus, dhe një nga këshilltarët më të afërt e me ndikim të Vladimir Putinit në çështjet e sigurisë ruse. Vulin është ndër promovuesit kryesorë të «srpski svet» – «botës serbe», koncept që synon bashkimin e serbëve përtej kufijve të Serbisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.