Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 103.53 ▼2.17%
ARI 4,387 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,200 ▼ -0.97% ETH $2,421 ▼ -2.28% XRP $1.2944 ▼ -7.62% SOL $97.9700 ▼ -2.88%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.53 ▼2.17 % ARI 4,387 ▲1.26 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.53 ▼2.17 % ARI 4,387 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

Avokati i Hashim Thaçit: Ky vendim nuk është në ‘Emër të popullit të Kosovës’, përgjegjësia është hedhur mbi Thaçin

Avokati i Hashim Thaçit, Pier Rishar Prosper ka reaguar para mediave pas vendimit të sotëm, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe për dëshmitë e marra në konsideratë.

Prosper ka deklaruar se, sipas tij vendimi ka qenë i parapërgatitur dhe se gjatë procesit është paraqitur një version i historisë ku përgjegjësia kryesore është vendosur mbi Hashim Thaçin.

Prosper ka kërkuar gjithashtu që institucionet ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe Departamentin amerikan, të rishikojnë akuzat që lidhen me katërshen e ish-drejtuesve të UÇK-së, duke përmendur edhe bashkëpunimin që, sipas tij, ka ekzistuar me shqiptarët gjatë vitit 1999.

“Kjo ka qenë e paraplanifikuar me herët vendimi që është marrë. Për atë që kemi dëgjuar sot është rishkruar historia, ka qenë strukturë e organizuar dhe gjithë përgjegjësia ka rënë mbi Hashim Thaçin. Kjo ka qenë një ditë e keqe për Kosovën… Sepse cili shtet do të bënte apo nënshkruante me vetëdije të plotë që të lejojë nënshkrimin e një gjykata dhe të dije se çka i pret? NATO, departmenti amerikan dhe organet tjera duhet ta rishikojnë akuzën për katërshen e UÇK-së sepse duhet ta shikojnë dhe bashkëpunimin me shqiptarët që e kanë pasur në vitin 1999. Kemi njerëz akademik që anjëjherë s’kanë qenë në vijën e parë të frontit…aty s’ështe dëshmia e secilit person që ishte pranë katërshes çdo ditë dhe kanë treguar obligimet që kanë pasur. Kam fol me Thaçin dhe ai është jashtëzakonisht falenderues për përkrahjen që po merr nga populli”, ka thënë ai.

Avokati ka vlerësuar mbështetjen që Hashim Thaçi po merr nga qytetarët, duke thënë se ish-presidenti është “jashtëzakonisht falënderues” për përkrahjen e popullit.

“Unë mund të jem në telash për këtë që po them, se gjatë seancës është thënë në ‘Emër të Popullit të Kosovës e ky vendim nuk është në ‘Emër të popullit të Kosovës’. Mendoj që Kosova duhet ta shikoj në detaje krejt këtë proces dhe në fakt kjo gjykatë është bashkëpunim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës…Jam i shokuar nga fakti që nuk janë marr dëshmitë të cilat i ka sjell ekipa mbrojtëse. Mendoj që Kosova është ajo që duhet të marr vendime. Të cilat janë në të mirën e popullit dhe jo t’i lejoj të tjerët të marr vendime në emër të popullit të Kosovës”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.