☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.44 ▲1.38%
ARI 4,166 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,440 ▲ +0.11% ETH $2,504 ▲ +0.3% XRP $1.3727 ▲ +1.01% SOL $107.1100 ▲ +0.58%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,166 ▼0.27 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,166 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Avokati i Popullit ngre shqetësime për funksionimin e Speciales

Avokati i Popullit ka prezantuar sot raportin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në një tryezë diskutimi që u mbajt sot në Prishtinë.

Avokati i Popullit ka ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas raportit, Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk i është nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke krijuar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, thuhet në raport, njofton KP.

Avokati i Popullit vlerëson se mungesa e një elementi vendor dhe e mbikëqyrjes nga institucionet e Kosovës ka ngritur shqetësime edhe sa i përket respektimit të standardeve për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Raporti ngre shqetësime edhe për kohëzgjatjen e paraburgimit, barazinë e armëve mes palëve, pranueshmërinë e provave, monitorimin e komunikimeve dhe pavarësinë e mekanizmave mbikëqyrës.

Në raport rekomandohet që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të mbështesin një mekanizëm të pavarur dhe profesional për monitorimin e procedurave gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

Po ashtu, Avokati i Popullit kërkon që shqetësimet e identifikuara t’u adresohen Këshillit të Evropës dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.