Formohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore të pasurisë së pajustifikueshme
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin Korrupsionit, në mbledhjen e sotme ka formuar grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Në mbledhje pas diskutimeve për propozime rreth anëtarëve të këtij grupi, u zgjodhën gjashtë prej tyre.
Anëtarët e këtij grupi do të jenë Vigan Qorrolli, Besnik Tahiri, Blerta Deliu, Doarsa Kica Xhelili, Adnan Rrustemi dhe Albert Kinolli. /kp/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.