☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.53 ▲1.63%
ARI 4,067 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,555 ▲ +2.25% ETH $2,374 ▲ +2.67% XRP $1.3318 ▲ +2.72% SOL $103.0900 ▲ +3.18%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.53 ▲1.63 % ARI 4,067 ▼0.2 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.53 ▲1.63 % ARI 4,067 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Avokati: Protesta u shkatërrua nga të infiltruarit, dialogu me qeverinë do të sillte paqe sociale

Një dialog mes qeverisë dhe protestuesve që prej një muaji mblidhen para Kryeministrisë do të sillte paqe sociale në vend. Kështu u shpreh avokati Edmond Petraj gjatë një interviste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ku kritikoi aktet e dhunës të ditëve të fundit dhe tha se protesta është shkatërruar nga të infiltruarit dhe larguar nga kauza me të cilën nisi.

Sipas Petrajt, protesta duhej të kishte mbetur e fokusuar te çështjet sociale, si kostot e jetesës dhe vështirësitë ekonomike të qytetarëve, ndërsa përplasjet me Policinë vetëm sa e kanë dëmtuar atë.

Duke komentuar ngjarjet e së enjtes, kur protestuesit goditën efektivët e Policisë me gurë dhe sende të forta, ai u shpreh se protesta është shkatërruar nga persona të infiltruar dhe se asaj i mungon zëri i intelektualëve, të cilët, sipas tij, nuk dalin publikisht sepse kanë frikë të flasin nga etiketimet.

“Protesta duhej fokusuar tek çështjet sociale. Protesta nisi shumë bukur dhe e prishën. Intelektualët që janë sot më të goditurit nuk dalin, kanë frikë të flasin sepse shahen si patronazhistë. Protesta në bulevard, edhe 100 veta të jenë, qeveria duhet t’i dëgjojë kërkesat e tyre. Po të kishin ndenjur te problemet sociale, kostot e jetesës, protesta do kishte drejtim fantastik”, u shpreh Petraj.

Sipas tij, zgjidhja do të ishte që drejtimin e protestës ta merrte një grup serioz nismëtarësh jashtë politikës, ose partitë e vogla të dilnin hapur për ta udhëhequr dhe për të krijuar një pol të tretë politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.