☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,737 ▲0.19%
DOW 52,514 ▲0.26%
NASDAQ 26,477 ▼0%
NAFTA 102.83 ▲2.93%
ARI 4,052 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,838 ▲ +0.24% ETH $2,347 ▼ -0.14% XRP $1.3209 ▲ +0.07% SOL $101.7800 ▲ +0.71%
S&P 500 7,737 ▲0.19 % DOW 52,514 ▲0.26 % NASDAQ 26,477 ▼0 % NAFTA 102.83 ▲2.93 % ARI 4,052 ▼0.56 % S&P 500 7,737 ▲0.19 % DOW 52,514 ▲0.26 % NASDAQ 26,477 ▼0 % NAFTA 102.83 ▲2.93 % ARI 4,052 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

AZHBR vijon pagesat e fituesve të Programit IPARD II, 90% e fondit është angazhuar

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon pagesat për subjektet fituese të Programit IPARD II, teksa 90 % e fondit është angazhuar. Sipas AZHBR-së, programi IPARD II që nga fillimi i thirrjes së parë deri më sot, ka lidhur 503 kontrata me vlerë granti 84.7 milionë euro. Prej të cilave 496 kontrata janë të nënshkruara nën masat 1, 3 dhe 7 të Programit IPARD II dhe 9 kontrata në Masën 9 “Asistenca Teknike të Programit IPARD II”.

Agjencia ka arritur të angazhojë në kontrata 90 % të buxhetit të Programit IPARD II.

Niveli i investimeve dhe përthithjes së fondeve e rendit Shqipërinë të parët midis vendeve të tjera kandidate dhe u vlerësua me nivelin më të lartë të fondeve të Programit IPARD III 2021-2027, ku buxheti i përfituar nëpërmjet tij do të jetë 146 milionë euro BE dhe qeveria shqiptare.

Programi IPARD i cili filloi të aplikohej vetëm në vitin 2018 me tri masa, prodhoi një efekt zhvillimor në bujqësi i cili mundësoi jo vetëm transformimin e sektorit por edhe ndryshimin e mendësisë së operatorëve për të kërkuar investime serioze e teknologji të njëjta me ato të kolegëve të tyre në Evropë.

Me këto fonde u ristrukturua zinxhiri i vlerës të shumë produkteve bujqësore duke mundësuar kështu infrastrukturën e tregtimit të tyre brenda dhe jashtë vendit dhe rritjen në mënyrë të vazhdueshme të eksporteve bujqësore edhe në këtë periudhë kaq të vështirë për tregjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.